back to top
Wednesday, August 6, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditGjuajti me armë në dasmë, policia arreston një person në Gaçkë të...

Gjuajti me armë në dasmë, policia arreston një person në Gaçkë të Ferizajt

Të ngjajshme

Mbrëmë rreth orës 21:00, policia në Ferizaj ka pranuar një informatë për gjuajtje me armë zjarri në një aheng familjar në fshatin Gaçkë.

Njësitet reaguese kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë identifikuar të dyshuarin G. Sh, 47 vjeç, i cili ka pranuar se ka shtënë në ajër me armë zjarri.

Me këtë rast, policia sekuestroi një armë zjarri – pistoletë me gaz, dhe 23 fishekë, shkruan IndeksOnline.

“I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit, ndërsa me urdhër të prokurorit të shtetit është iniciuar rast penal për veprat “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”” thuhet në njoftimin e policisë.

Rasti është proceduar në procedurë të rregullt.

May be an image of text
- Advertisement -

Të Fundit