back to top
Thursday, August 7, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditRashiti: Osmani po hyn në një rreth vicioz pa kthim politik, aleanca...

Rashiti: Osmani po hyn në një rreth vicioz pa kthim politik, aleanca e saj me Kurtin mbetet aktuale, ajo po përpiqet ta luajë rolin e saj në heshtje

Të ngjajshme

Shaqiri i fortë vjen me dy gola, përmbys i vetëm Young Boys

Baseli ka arritur ta përmbys rezultatin dhe të avancojë...

Arrestohet një person për armëmbajtje pa leje në Prishtinë, sekuestrohen armë dhe municion

Një person është arrestuar sonte në Prishtinë, për armëmbajtje...

Digjet një stallë në Saradran të Istogut, lëndohen disa persona (Video)

Një stallë në Saradran të Istogut, është përfshirë sonte...

Shaqiri i fortë vjen me dy gola, përmbys i vetëm Young Boys

Baseli ka arritur ta përmbys rezultatin dhe të avancojë...

Korab Rashiti, deputet i Kantonit të Bernit, ka dal me një reagim sa i përket konferencës së djeshme të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.

Kjo e fundit e tërhoqi kërkesën e saj nga Kushtetuesja me pretendimin se çështja iu kishte dhënë një gjyqtari serb, Radomir Laban, që ajo tha se ai shihet si rrezik kombëtar.

Rashiti e kritikoi Osmanin duke thënë se po hyn në një rreth vicioz pa kthim politik, transmeton lajmi.net

“Vjosa Osmani po hyn në një rreth vicioz pa kthim politik. Po hyn tani në një angranazh politik nga i cili vështirë se do të dalë fitimtare në kujtesën politike të Republikës së Kosovës.”, tha ai ndër të tjera në postimin e tij.

Postimi i plotë:

Vjosa Osmani po hyn në një rreth vicioz pa kthim politik
Po hyn tani në një angranazh politik nga i cili vështirë se do të dalë fitimtare në kujtesën politike të Republikës së Kosovës.
Shpeshherë, ajo dhe kabineti i saj kanë ditur t’i përdorin me finesë narrativat e komunikimit dhe veprimit politik. Por që nga dje, me tërheqjen e kërkesës së saj nga Gjykata Kushtetuese, për arsye të paqarta dhe pa ndonjë provë të qartë e me substancë, Osmani po zhytet në një spirale që mund të shënojë fundin e karrierës së saj politike në mënyrë negative.
Aleanca Osmani–Kurti mbetet aktuale, dhe presidentja po përpiqet ta luajë rolin e saj në heshtje. Por më mirë do të ishte të qartësonte synimet e saj reale dhe, mbi të gjitha, të ndalonte së thëni gjysmë të vërteta – ose, nëse preferoni, gjysmë të rrejshme./lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit