back to top
Wednesday, August 6, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditEmisarja britanike flet me Kurtin, për tensionet Kosovë-Serbi

Emisarja britanike flet me Kurtin, për tensionet Kosovë-Serbi

Të ngjajshme

Eskalon G Bani me fjalë fyese pasi iu anulua koncerti në Drenas dhe u padit

Këngëtari G Bani ka eskaluar përmes një videoje pasi...

Vdes Ion Iliescu, udhëheqësi i parë postkomunist i Rumanisë

Ish-presidenti i Rumanisë, Ion Iliescu – një nga figurat...

Dua Lipa nis pushimet në jug të Shqipërisë pas përmbylljes së Festivalit Sunny Hill

Pas përmbylljes së edicionit të sivjetmë të Festivalit Sunny...

E dërguara speciale e Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Dame Karen Pierce, ka biseduar sot me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, lidhur me zhvillimet e fundit mes Kosovës dhe Serbisë.

Gjatë bisedës, Pierce shprehu shqetësimin e saj lidhur me tensionet e krijuara dhe nevojën për të zgjidhur çështjet, shkruan IndeksOnline.

Në njoftimin e Ambasadës britanike thuhet se Pierce do të bisedojë edhe me presidentin serb.

“Dame Karen Pierce, e dërguara speciale e Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, foli sot me kryeministrin në detyrë Kurti për të diskutuar shqetësimet e saj në lidhje me tensionet e fundit midis Kosovës dhe Serbisë, si dhe nevojën për të zgjidhur çështjet e pazgjidhura përmes Dialogut të lehtësuar nga BE-ja.

Dame Karen theksoi se Mbretëria e Bashkuar mezi pret të mirëpresë përfaqësuesit e Kosovës në takimet e Procesit të Berlinit në Mbretërinë e Bashkuar në tetor. Dame Karen do të flasë gjithashtu me Presidentin e Serbisë” deklaron Ambasada.

- Advertisement -

Të Fundit