back to top
Wednesday, August 6, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditTronditet bota e futbollit, vdes ish-lojtari i Jose Mourinhos, kishte fituar Ligën...

Tronditet bota e futbollit, vdes ish-lojtari i Jose Mourinhos, kishte fituar Ligën e Kampionëve bashkë me të

Të ngjajshme

Prattipati dhe LDK-ja flasin për trajtimin e Kushtetuesës, rreth situatës në Kuvend

Nënkryetarët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami dhe...

KFOR-i italian ka kryer patrullime në komunën e Istogut

Ushtarët italianë të Komandës Rajonale Perëndim (RC-W) të misionit...

Hagë: Iu vazhdohet paraburgimi Thaçit, Smakajt, Kilajt e Fazliut

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë...

Ish-kapiteni i Portos dhe legjenda e futbollit portugez, Jorge Costa, ka ndërruar jetë në moshën 53-vjeçare, pas një arrestit kardiak të pësuar në qendrën stërvitore të klubit.

Costa, i cili ishte në sezonin e tij të dytë si drejtor i futbollit profesionist te FC Porto, u dërgua me urgjencë në spital, por fatkeqësisht nuk mundi të shpëtohej, transmeton lajmi.net

Në një deklaratë zyrtare, klubi portugez shprehu dhimbjen për humbjen e një figure të rëndësishme:

“Gjatë gjithë jetës së tij, brenda dhe jashtë fushës, Jorge Costa mishëroi vlerat që e përkufizojnë FC Porton: përkushtim, lidership, pasion dhe një shpirt të pathyeshëm fitoreje. Ai la gjurmë tek gjenerata të tëra tifozësh dhe u bë simbol i Portizmit.”

Gjatë karrierës së tij si futbollist, Costa zhvilloi 530 ndeshje zyrtare, përfshirë 383 me Porton dhe 50 me kombëtaren e Portugalisë. Ai fitoi nofkën “Animal”, dhënë nga bashkëlojtari Fernando Couto, për stilin e tij të ashpër në mbrojtje.

Si kapiten i Portos, ai udhëhoqi ekipin drejt triumfeve historike, duke fituar Kupën UEFA në vitin 2003 dhe Ligën e Kampionëve në vitin 2004, nën drejtimin e trajnerit José Mourinho./lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit