back to top
Wednesday, August 6, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditOsmani: Llaban është emëruar në vitin 2018, shkarkimi mund të bëhet vetëm...

Osmani: Llaban është emëruar në vitin 2018, shkarkimi mund të bëhet vetëm me propozim të 2/3 së gjyqtarëve

Të ngjajshme

Arrestohet i dyshuari për rrëmbimin e të miturës në Drenas

Një person në Drenas dje kishte rrëmbimin e vajzës...

​Fundi i telenovelës, Jashari zyrtarizohet sot te Milani

Ardon Jashari ka zbarkuar të martën në orët e...

Emri që trazoi presidenten: Cila është historia e gjyqtarit Radomir Llaban?

Emri i tij trazoi sërish opinionin publik në Kosovë. Pasi...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se gjyqtari Radomir Llaban është emëruar në vitin 2018.

Ajo tha se e vetmja mënyrë për shkarkimin e tij është votimi nga 2/3 e gjyqtarëve e më pas i propozohet presidentes.

Osmani shtoi se është absurde të pritet të mbrohet rendi kushtetues nga persona që sipas institucioneve të sigurisë e rrezikojnë rendin kushtetues.

“Po ashtu sipas kushtetutës, shkarkimi i një gjyqtari të Gjykatës Kushtetuese bëhet vetëm pasi të votohet një gjë e tillë nga 2/3 e gjyqtarëve dhe pastaj shkarkimi i propozohet presidentes nga vetë Gjykata. Pa një propozim të tillë nga Gjykata, sipas kushtetutës nuk mund të ndërmerret nga aspekti kushtetues asnjë hap nga ana e presidentes. Andaj në interesin e Kosovës dhe qytetarëve të saj, tërheqja e kësaj kërkese është veprim i domosdoshëm në funksion të mbrojtjes së rendit kushtetues. Është absurde të pritet që rendi ynë kushtetues të mbrohet pikërisht nga personat, që sipas institucioneve tona të sigurisë e rrezikojnë rendin kushtetues të Republikës së Kosovës”, ka thënë ai.

- Advertisement -

Të Fundit