back to top
Wednesday, August 6, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditDeputeti i LDK-së: Kushtetuesja duhet t’ia marrë të drejtën e propozimit partisë...

Deputeti i LDK-së: Kushtetuesja duhet t’ia marrë të drejtën e propozimit partisë së parë

Të ngjajshme

Pas ‘Sunny Hill’, Dua Lipa shijon pushimet në Shqipëri: Arrita në shtëpi

Pas përfundimit të Festivalit Sunny Hill, këngëtarja e famshme...

Vdes oficeri korrektues, Besim Sylejmani

Ka ndërruar jetë oficeri korrektues, Besim Sylejmani. Lajmin për vdekjen...

Ardon Jashari arrin në Milano

Mesfushori i ri i Milanit, Ardon Jashari, mbërriti së...

Deputeti i LDK-së, Krenar Xhaferi, tha se do ta respektojnë çdo vendim të Gjykatës Kushtetuese. Por, thotë se Gjykata duhet t’ia marrë të drejtën e propozimit për kryeparlamentar partisë së parë (LVV).

Sipas tij, edhe nëse Gjykata do të kërkojë që vendi të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme, LDK është e gatshme për një gjë të tillë.

“LDK-ja respekton çdo vendim të Gjykatës Kushtetuese. Kujtoj se në këtë moment që jemi vendimet e Gjykatës Kushtetuese do të jenë në respektim të rendit të ditës, pra votimit të hapur. Në këtë kontekst unë mendoj se do të jetë edhe vendimi i Gjykatës. LDK-ja është e gatshme të shkojë edhe në një proces të ri zgjedhor nëse kërkohet”, tha Xhaferi./rtv21/

- Advertisement -

Të Fundit