back to top
Wednesday, August 6, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditHaradinaj takon ambasadorin britanik: Kosova duhet t’i kthehet funksionimit institucional

Haradinaj takon ambasadorin britanik: Kosova duhet t’i kthehet funksionimit institucional

Të ngjajshme

Eskalon G Bani me fjalë fyese pasi iu anulua koncerti në Drenas dhe u padit

Këngëtari G Bani ka eskaluar përmes një videoje pasi...

Vdes Ion Iliescu, udhëheqësi i parë postkomunist i Rumanisë

Ish-presidenti i Rumanisë, Ion Iliescu – një nga figurat...

Dua Lipa nis pushimet në jug të Shqipërisë pas përmbylljes së Festivalit Sunny Hill

Pas përmbylljes së edicionit të sivjetmë të Festivalit Sunny...

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, priti sot në takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, z. Jonathan Hargreaves.

Gjatë takimit u zhvillua një diskutim përmbajtësor mbi zhvillimet aktuale politike në vend, ku Haradinaj e informoi Ambasadorin Hargreaves për angazhimin e Aleancës në këtë periudhë vendimtare për vendin.

Në takim u theksua nevoja urgjente për tejkalimin e bllokadës institucionale. Haradinaj ritheksoi se kjo bllokadë duhet të zhbllokohet pas datës 8 gusht, kur pritet vendimi i Gjykatës Kushtetuese. Ai nënvizoi se funksionimi i plotë i institucioneve është thelbësor për stabilitetin demokratik dhe orientimin euroatlantik të Republikës së Kosovës.

Një pjesë e rëndësishme e takimit iu kushtua edhe marrëdhënieve bilaterale mes Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar, ku Kryetari Haradinaj vlerësoi lart rolin e vazhdueshëm të Britanisë në mbështetjen për siguri dhe stabilitet në rajon.

Në përfundim, Kryetari i AAK-së ritheksoi përkushtimin e tij dhe të Aleancës për integrimin euroatlantik të Kosovës, duke kërkuar mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar për anëtarësimin e vendit në NATO.

- Advertisement -

Të Fundit