back to top
Wednesday, August 6, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditGruaja e “frizerit” të Vetëvendosjes shpërblehet nga partia, merr hiç më pak...

Gruaja e “frizerit” të Vetëvendosjes shpërblehet nga partia, merr hiç më pak se 10 mijë euro nga MKRS-ja

Të ngjajshme

Eskalon G Bani me fjalë fyese pasi iu anulua koncerti në Drenas dhe u padit

Këngëtari G Bani ka eskaluar përmes një videoje pasi...

Vdes Ion Iliescu, udhëheqësi i parë postkomunist i Rumanisë

Ish-presidenti i Rumanisë, Ion Iliescu – një nga figurat...

Dua Lipa nis pushimet në jug të Shqipërisë pas përmbylljes së Festivalit Sunny Hill

Pas përmbylljes së edicionit të sivjetmë të Festivalit Sunny...

Jemi mësuar që shpesh herë t’i shohim përkrahjet që u bëhen politikanëve, e zyrtarëve shtetërore madje në mënyrë publike.

Por dikush vendos që “tërthorazi” t’i përkrahë, e të shpërblehet.

Ngjashëm ndodhi së fundi edhe me gruan e frizerit të njohur në Prishtinë, e shumë i afërt me Lëvizjen Vetëvendosje.

Brikena Kelmendi-Gashi është gruaja e frizerit Armend Gashi apo njohur ndryshe si gruaja e Armend Gashit, i cili është përkujdesur që t’ia ndryshojë gjithë look-un ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu e përkujdeset që t’ia rregullojë flokët çdoherë kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

Brikena Kelmendi Gashi ka përfituar 10 mijë euro nga Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit, në kuadër të thirrjes për projekte kulturore për vitin 2025, transmeton lajmi.net.

Madje në listën e bërë publike nga MKRS shihet se ajo është renditur në vendin e parë në kategorinë e IV, për projektin e “Vnesht Festival 2”.

Brikena Kelmendi-Gashi është bërë emër i njohur për raportime të ngjashme.

Para dy viteve ishte bërë e ditur se gruaja e frizerit të afërt me VV-në, ishte emëruar në një pozitë pune në Ministrinë  e Drejtësisë që udhëhiqet nga Albulena Haxhiu. Më saktë, ajo ishte punësuar në Divizionin për Mbrojtjen e të Akuzuarve nga Gjykata Speciale. Duke shkuar më tutje, Armend Gashi bashkëshorti i saj ishte punësuar në shkollën “Shtjefën Gjeqovi” në Prishtinë.

Këtë për mediat e kishte konfirmuar edhe vetë drejtori i kësaj shkolle, Blerim Gërvalla,

“Po, është punësuar gati që 6-7 muaj diçka…, si instruktor i profilit të floktarisë”, e kishte konfirmuar Gërvalla./Lajmi.net/

 

- Advertisement -

Të Fundit