back to top
Tuesday, August 5, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditMehmetaj: Mosvendosja e drejtësisë për sulmin në Kuvendin e Kosovës 9 vite...

Mehmetaj: Mosvendosja e drejtësisë për sulmin në Kuvendin e Kosovës 9 vite më parë tregon problemet me të cilat ballafaqohemi sot

Të ngjajshme

Trump kërcënon Indinë me tarifa shtesë për shkak të blerjes së naftës ruse

Donald Trump ka kërcënuar të rrisë “ndjeshëm” tarifat kundër...

Shala: Shqiptarët e Maqedonisë më shumë reagojnë kur u preket feja, sesa ndjesia kombëtare (

Opinionisti Azdren Shala, është shprehur se shqiptarët e Maqedonisë...

Përditësohen të dhënat, pritjet mbi një orë në pikat kufitare të Kosovës

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka përditësuar të dhënat. Pikët...

Detaje nga vrasja në Vaun e Dejës, kush është viktima

Personi i vrarë me armë zjarri mbrëmjen e së...

Është sjellë edhe njëherë në vëmendje, kur nëntë vite më parë, Kuvendi i Kosovës ishte sulmuar me zollë.

Rreth kësaj ka shkruar gazetari, Lirim Mehmetaj, i cili e kujton datën 4 gusht të vitit 2016, ku pak pas orës 23:00, dy persona, kishin goditur me predhë anti-tank Kuvendin.

Sipas Mehmetaj, ky sulm kishte qenë i orkestruar nga Lëvizja Vetëvendosje, teksa thotë se për këtë në vend se VV-ja të përjashtohej nga skena politike në Kosovë, ajo u ngrit duke u bërë partia më e madhe në vend. /Lajmi.net/

Postimi i plotë:

9 vjet prejse Kuvendi i Kosovës u sulmua me zollë…
Si sot, me 4 gusht të vitit 2016, pak pas orës 23:00, dy veta, të instruktuar nga Lëvizja Vetëvendosje, goditën me predhë anti-tank Kuvendin.
Ikën me shpejtësi dhe motorin me të cilin sulmuan e dogjën tek nënstacioni i Energjisë Elektrike në Taukbahqe.
Sulmi ishte orkestruar në detaje nga Lëvizja Vetëvendosje.
Pjesë e organizatorëve ishte edhe Astrit Dehari, tashmë i vdekur.
Ai kishte marrë pjesë në blerjen e motorit me të cilin u krye sulmi.
Jo vetëm këto, por edhe të gjitha detajet tjera organet e rendit në Kosovë i dinë.
Për çudinë e gjithkujt, ai moment, në vend se ta përjashtonte krejtësisht Vetëvendosjen nga skena politike në Kosovë, e katapultoi në atë që është sot: Partia më e madhe në vend.
Mosvendosja e drejtësisë për sulmin në Kuvendin e Kosovës është kërthiza e problemeve që kemi sot.
Derisa nuk marrin dënimin e merituar secili prej atyre që u përfshinë në këtë sulm terrorist, Kosova nuk sheh dot dritë.
E dritë duhet të ketë. Me çdo çmim.
P.S
Foto nga nata e 4 gushtit 2016
- Advertisement -

Të Fundit