back to top
Tuesday, August 5, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditBastisje në Prizren, arrestohen katër persona në mesin e tyre një kolonel...

Bastisje në Prizren, arrestohen katër persona në mesin e tyre një kolonel – dyshime për “detyrim dhe shmangie nga tatimi”

Të ngjajshme

Trump kërcënon Indinë me tarifa shtesë për shkak të blerjes së naftës ruse

Donald Trump ka kërcënuar të rrisë “ndjeshëm” tarifat kundër...

Shala: Shqiptarët e Maqedonisë më shumë reagojnë kur u preket feja, sesa ndjesia kombëtare (

Opinionisti Azdren Shala, është shprehur se shqiptarët e Maqedonisë...

Përditësohen të dhënat, pritjet mbi një orë në pikat kufitare të Kosovës

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka përditësuar të dhënat. Pikët...

Detaje nga vrasja në Vaun e Dejës, kush është viktima

Personi i vrarë me armë zjarri mbrëmjen e së...

Prokuroria Themelore në Prizren, në bashkëpunim të ngushtë me Inspektoratin Policor të Kosovës (IPK), ka ndërmarrë sot një aksion të koordinuar që ka rezultuar me bastisjen e katër lokacioneve në Prizren dhe arrestimin e katër personave të dyshuar.

Ky aksion është rezultat i një hetimi disa mujor i cili është zhvilluar me profesionalizëm dhe përkushtim nga hetuesit e IPK-së në bashkëpunim të plotë me Prokurorinë Themelore në Prizren, thuhet në njoftimin e publikuar në faqen e IPK-së në Facebook.

“Në mesin e personave të arrestuar është edhe një zyrtar i lartë policor me gradën kolonel, ndaj të cilëve ekziston dyshimi i arsyeshëm për përfshirje në veprat penale të detyrimit dhe shmangies nga tatimi, të sanksionuara sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Aktualisht, hetuesit e IPK-së, në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prizren, janë duke vazhduar me ndërmarrjen e veprimeve të tjera hetimore në terren, në funksion të zbardhjes së plotë të çështjes dhe grumbullimit të provave relevante, vijon njoftimi.

“Gjithashtu IPK, si pjesë e procedurës administrative ka rekomanduar suspendimin e kolonelit policor”.

“Institucionet e zbatimit të ligjit mbeten të përkushtuara në bashkëpunim ndërinstitucional dhe të vendosura në luftën kundër çfarëdo forme të krimit, përfshirë edhe atë të kryer nga zyrtarë publik”, përfundon njoftimi.

- Advertisement -

Të Fundit