back to top
Monday, August 4, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditDetaje nga rasti i rëndë në Lipjan: Enver Bajraktari u gjet i...

Detaje nga rasti i rëndë në Lipjan: Enver Bajraktari u gjet i vdekur dhe i varrosur

Të ngjajshme

Raportohet se Netanyahu ka marrë vendim për pushtimin e plotë të Gazës

Kryeministri Benjamin Netanyahu konfirmoi se është marrë një vendim...

‘Konfirmohen’ dy largimet e radhës nga Chelsea

Chelsea vazhdon procesin e rindërtimit me dy largime të...

Vritet një 65 vjeçar me armë zjarri në Vaun e Dejës

Një 65-vjeçar dyshohet se është vrarë me armë zjarri...

Rasti i rëndë i vdekjes së Enver Bajraktarit nga Baica e Lipjanit, po hetohet prej Policisë dhe Prokurorit të Shtetit. Ai fillimisht u raportua i zhdukur, ndërsa sot u gjet pa shenja jete.

Burime të Klankosova.tv kanë bërë me dije se ai humbi jetën në rrethana të dyshimta dhe fakti më tronditës është se u gjet i varrosur nga familja.

Vdekja e tij është konfirmuar nga ekipi mjekësor, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Prokuroria Themelore në Prishtinë tashmë ka iniciuar rastin dhe do t’i ndërmarrë veprimet e nevojshme që çojnë në zbardhjen e ngjarjes që tronditi familjen Bajraktari.

Kujtojmë se viktima ishte raportuar si i zhdukur që nga dita e diel dhe kërkimet për të kishin vazhduar deri në momentin kur u gjet i vdekur.

- Advertisement -

Të Fundit