Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës (SHKK), Ismail Dibrani, priti në takim Komandantin e misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, gjeneralmajor Enrico Barduani.
Siç thuhet në njoftim, takimi u zhvillua në ambientet zyrtare të Shërbimit Korrektues dhe u fokusua në forcimin e mëtejmë të bashkëpunimit për çështje të sigurisë dhe trajtimit të personave të privuar nga liria.
Sipas njoftimit, takimi ishte pjesë e angazhimeve të rregullta që Komandanti i KFOR-it mban me përfaqësuesit e institucioneve në Kosovë.
“Ndërveprime të tilla kontribuojnë në mirëkuptimin e ndërsjellë dhe ndihmojnë në forcimin e marrëdhënieve të besueshme midis KFOR-it dhe homologëve të tij”.