back to top
Thursday, August 7, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditLirohet ish-kryeministri kroat pasi vuajti dy të tretat e dënimit me burg...

Lirohet ish-kryeministri kroat pasi vuajti dy të tretat e dënimit me burg për disa raste korrupsioni e keqpërdorim detyre

Të ngjajshme

Shaqiri i fortë vjen me dy gola, përmbys i vetëm Young Boys

Baseli ka arritur ta përmbys rezultatin dhe të avancojë...

Arrestohet një person për armëmbajtje pa leje në Prishtinë, sekuestrohen armë dhe municion

Një person është arrestuar sonte në Prishtinë, për armëmbajtje...

Digjet një stallë në Saradran të Istogut, lëndohen disa persona (Video)

Një stallë në Saradran të Istogut, është përfshirë sonte...

Shaqiri i fortë vjen me dy gola, përmbys i vetëm Young Boys

Baseli ka arritur ta përmbys rezultatin dhe të avancojë...

Ish-kryeministri i Kroacisë, Ivo Sanader, është liruar me kusht sot pasi ka vuajtur dy të tretat e dënimit me 18 vjet burg për disa raste korrupsioni dhe keqpërdorim të pozitës.

Avokati i Sanaderit, Dragan Crnkoviq, deklaroi se janë përmbushur të gjitha kushtet ligjore që klienti i tij të lirohet, raportoi Radio-Televizioni Kroat (HRT).

Sanader u dënua me një dënim unik prej 18 vjetësh burg, pasi është dënuar me vendim të formës së prerë në tre raste: për përvetësim të parave nga ndërmarrjet publike në rastin “Fimi Media”, për kërkim dhe marrje ryshfeti në rastin “Planinska”, si dhe për dorëzimin e të drejtave menaxhuese mbi kompaninë Ina te kompania hungareze MOL në këmbim të mitos, shkruan Radio Evropa e Lirë në kroatisht.

Crnkoviq tha se, përveç moshës së Sanaderit, një nga arsyet e përmendura në kërkesën për lirimin e tij ishte gjendja e tij shëndetësore, por se këto nuk ishin arsyet kryesore, pasi ai përmbushte kushtet e përcaktuara nga Kodi Penal. Ai shtoi se ish-kryeministri kishte përfunduar gjysmën e dënimit më 15 gusht 2023.

Ai tha se, pas daljes nga burgu, Sanader fillimisht do të ketë detyrim të paraqitet në stacionin e policisë në Zagreb, dhe më pas në qendrën e provës.

Sipas fjalëve të avokatit, Sanader do të ketë detyrim të paraqitet çdo muaj në polici, nuk do të lejohet të ndryshojë vendbanimin dhe adresën e qëndrimit, dhe për të do të jetë përgjegjës formalisht Gjykata e Qarkut në Zagreb, nga e cila do të duhet të kërkohet miratimi për të ndryshuar vendbanimin apo qëndrimin.

Ish-kryeministri i Kroacisë deri tani ka kaluar prapa grilave në paraburgim ose në bazë të vendimeve gjyqësore, pothuajse nëntë vjet e gjysmë. Lirimi i parakohshëm në sistemin penal kroat mund të kërkohet pas përfundimit të gjysmës së dënimit, dhe zakonisht miratohet pas përfundimit të dy të tretave të tij.

- Advertisement -

Të Fundit