back to top
Thursday, August 7, 2025
BallinaLajmeLajmet e Fundit​“Dardanët” mbështesin protestën e së enjtes ndaj Gjykatës Speciale

​“Dardanët” mbështesin protestën e së enjtes ndaj Gjykatës Speciale

Të ngjajshme

Gucati: Gjykata Speciale nuk po sjell drejtësi, por dhunë politike

Hysni Gucati, kryetar i OVL-UÇK-së ka folur në protestën...

Sami Lushtakun e Ramiz Lladrovcin ‘i bashkon’ protesta kundër Gjykatës Speciale

Sami Lushtaku dhe Ramiz Lladrovci janë parë sot pranë...

Bajrami: Kryeministri e presidentja të dalin në protestë

Profesori Arsim Bajrami, ka folur rreth protestës së sotme...

Tifo-grupi “Dardanët” ka njoftuar se do t’i bashkohet protestës të së enjtes kundër Gjykatës Speciale, në shenjë kundërshtimi ndaj asaj që e cilësojnë padrejtësi ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në një deklaratë publike, “Dardanët” theksojnë se përkrahja e tyre vjen jo vetëm për shkak të lidhjes me ish-pjesëtarët e UÇK-së, por edhe për shkak të madhështisë dhe drejtësisë së luftës për liri.

“Ftojmë secilin anëtar të Dardanëve që të jetë pjesë e kësaj proteste, në atë mënyrë që të përçojmë mesazh të qartë se qëndrojmë përkrah njerëzve që zgjodhën lirinë e vendit si të vetmen alternativë,” thuhet ndër të tjera në njoftim.

Protesta është thirrur pas zhvillimeve të fundit që lidhen me proceset gjyqësore ndaj disa prej figurave kryesore të UÇK-së në Hagë.

- Advertisement -

Të Fundit