back to top
Thursday, August 21, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditÇfarë po ndodhë me çmimet e derivateve në Kosovë?- Diku ende të...

Çfarë po ndodhë me çmimet e derivateve në Kosovë?- Diku ende të njëjta e diku shumë centë më shtrenjtë

Të ngjajshme

Chris Martin reagon pas skandalit të “kiss cam”

Gjatë një koncerti të turneut “Music of the Spheres”...

Arsenali po ia rrëmben Eze-n Tottenhamit

Arsenal ka hyrë fuqishëm në garë për të transferuar...

Shefi i stafit të Zelenskyy thotë se Ukraina e kujton “gabimin e Budapestit”

Shefi i stafit të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky ka...

Ndonëse çmimet e produkteve ushqimore dhe produkteve të tjera, në vazhdimësi kanë ngritje, çmimi i naftës në Kosovë vazhdon të mbetet i njëjtë tash e dy javë.

Kështu ka thënë për lajmi.net, kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve, Fadil Berjani.

Ai ka thënë se çmimi i naftës aktualisht është rreth 1 euro e 18 cent deri në 1 euro e 27 cent për litër, ndërsa çmimi i benzinës është nga 1 euro e 19 cent deri në 1 euro e 29 cent për litër.

Berjani ka thënë për lajmi.net se ndonëse ka pas lëvizje të çmimit edhe në Berz edhe në shitjen e derivateve me shumicë, çmimi i shitjes së tyre me pakicë nuk ka lëvizur.

“Qytetarët tanë janë duke u shërbyer me çmimet më te lira në regjion. Çfarë çmime do të kemi në ditët në vijim nuk mundemi të paragjykojmë, sepse po ka lëvizje në tregjet ndërkombëtare dhe në Berz”, ka thënë Berjani për lajmi.net.

Çmimi i naftës pritej të rritej në qershor të këtij viti pas mbylljes së ngushticës së Hormuzit, në të cilën kalon 20% i naftës botërore, gjatë konfliktit mes Iranit dhe Izraelit.

Por, çmimi i naftës ra sërish pa përfundimit të konfliktit mes këtyre dy shteteve.

Edhe pse parashihej që çmimi i derivateve të jetë njësoj thuajse në gjithë vendin, dallime të mëdha në çmime ka nga qyteti në qytet- gjë që e bën tejet të çuditshme faktin se si furnizimi ndryshon aq shumë brenda një shteti.

E çmime dukshëm më të larta muajve të fundit pati edhe në Shqipëri që nga rajoni mban primatet sa i përket shtrenjtimit të tyre, e po ashtu edhe në Serbi, Mal të Zi e në Maqedoni të Veriut./Lajmi.net/ 

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz