back to top
Monday, August 4, 2025
BallinaLajmeLajmet e Fundit​25 migrantë ilegalë vdesin pasi një varkë përmbyset pranë Jemenit

​25 migrantë ilegalë vdesin pasi një varkë përmbyset pranë Jemenit

Të ngjajshme

Të paktën 25 migrantë të paligjshëm afrikanë kanë humbur jetën kur një varkë u përmbys pranë brigjeve të Jemenit, njoftuan sot mediat lokale.

Varka me migrantë kryesisht nga Etiopia, u fundos pranë brigjeve të provincës Abyan në Jemenin jugor në mëngjes, për shkak të kushteve të këqija të motit, tha një burim sigurie për Anadolu.

Sipas agjencisë së lajmeve Yemen Window, trupat e 25 migrantëve etiopianë u nxorën nga brigjet e qyteteve Shaqra dhe Zinjibar. Përpjekjet e shpëtimit për migrantët e tjerë të zhdukur janë duke vazhduar, tha agjencia.

Sipas Organizatës Ndërkombëtare për Migrim (IOM), mbi 60 mijë migrantë të paligjshëm kanë mbërritur në Jemen vetëm në vitin 2024.

Jemeni është një destinacion i zakonshëm për qindra emigrantë të paligjshëm nga Briri i Afrikës, veçanërisht Somalia dhe Etiopia, të cilët ndërmarrin këtë udhëtim të rrezikshëm me shpresën për të arritur në vendet e Gjirit, për të kërkuar kushte më të mira jetese

- Advertisement -

Të Fundit