back to top
Monday, August 4, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditDigjen dy lokale dhe një shtëpie në magjistralen Kaçanik-Ferizaj, vlera e dëmit...

Digjen dy lokale dhe një shtëpie në magjistralen Kaçanik-Ferizaj, vlera e dëmit rreth 20 mijë euro

Të ngjajshme

Zjarr i madh ka përfshirë një lokal, një pjesë të një lokali tjetër dhe një pjesë të një shtëpie në magjistralen Kaçanik-Ferizaj.

Lajmin për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Ai ka thënë se sipas të dhënave fillestare, dyshohet se zjarri ka filluar nga djegia e disa gomave të vendosura jashtë lokalit, e më pas zjarri është përhapur duke përfshirë një lokal të gomisterisê, një pjesë të një lokali tjetër (me dëme të vogla), si dhe një pjesë të një shtëpie përreth.

“Lidhur me rastin janë njoftuar menjëherë, Njësia e zjarrfikësve, Patrullat dhe Njësia e hetimeve nga SP Kaçanik, kanë dalë në vendin e ngjarjes për të ndërmarrë veprimet e nevojshme. Po ashtu, është njoftuar edhe njësia e KEDS-it, për të ndërprerë furnizimin me energji elektrike, me qëllim të parandalimit të rrezikut të mëtejshëm. Vlera e dëmit dyshohet të jetë rreth 20,000 (njëzet mijë) euro. Hetimet lidhur me rastin janë në proces”, ka thënë Veseli. /Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit