back to top
Tuesday, August 5, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditLamtumirë mes lotëve, Son luan minutat e fundit me Spurs

Lamtumirë mes lotëve, Son luan minutat e fundit me Spurs

Të ngjajshme

Ndeshja e sotme e Tottenhamit ndaj Newcastle United ka qenë e fundit për koreano-jugorin, Heung Min Son.

Son, la fushën mes lotëve duke i dhënë lamtumirën Tottenhamit, klub në të cilin ka qëndruar 10 vite.

Ai pritet që ta vazhdojë karrierën jashtë Evropës, ku flitet se do të transferohet në MLS, te skuadra e Los Angeles FC.

Son, ju kishte bashkuar Tottenhamit në vitin 2015 nga Bayer Leverkuseni, ku numëron 454 paraqitje si dhe kishte shënuar 173 gola dhe 101 asistime, ku gjatë këtyre viteve ishte bërë kapiten.

Ai ka arritur të fitojë vetëm një trofe me Tottenhamin, atë të Ligës së Evropës sezonin e kaluar./IndeksOnline/

- Advertisement -

Të Fundit