back to top
Tuesday, August 5, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditPërleshje fizike në Aeroportin e Prishtinës – arrestohen tre persona, dy të...

Përleshje fizike në Aeroportin e Prishtinës – arrestohen tre persona, dy të tjerë arratisen me veturë me targa shqiptare

Të ngjajshme

Opozita e Serbisë sfidon Listën Serbe në zgjedhjet lokale në Kosovë

Deputetë të opozitës në Kuvendin e Serbisë, në prag...

Dogana gjen barna të kontrabanduara në Prishtinë

Njësitet Antikontrabandë të Doganës së Kosovës, në qytetin e...

Një përleshje fizike mes pesë personash ka ndodhur të shtunën në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, ku Policia e Kosovës ka arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë, njëri prej tyre shtetas i Shqipërisë.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, përleshja ka ndodhur pas një mosmarrëveshjeje të çastit mes personave të përfshirë. Të dyshuarit janë lënduar gjatë përleshjes dhe kanë pranuar tretman mjekësor.

Ndërkohë, dy persona të tjerë të përfshirë në incident janë larguar nga vendi i ngjarjes me një veturë me targa të Shqipërisë dhe aktualisht janë në kërkim nga autoritetet.

Pas intervistimit në stacionin policor, me vendim të prokurorit, tre të dyshuarit e arrestuar janë dërguar në mbajtje, ndërsa rasti po hetohet më tej.

Policia ka nisur hetimet për të identifikuar dhe ndaluar edhe dy personat e tjerë të arratisur.

- Advertisement -

Të Fundit