back to top
Tuesday, August 5, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditTë shtëna me armë në një aheng në Gjilan, të dyshuarit lirohen...

Të shtëna me armë në një aheng në Gjilan, të dyshuarit lirohen në procedurë të rregullt

Të ngjajshme

Dy persona kanë gjuajtur me armë në një aheng familjar në Cërnicë të Gjilanit.

Atyre i janë konfiskuar dy pistoleta, 5 fishekë dhe 20 gëzhoja.

Të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

“SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM & ARMËMBAJTJE PA LEJE- Cërnicë, Gjilan / 02.08.2025-23:40. Njësitet policore gjatë patrullimit, pasi kanë dëgjuar disa të shtëna me armë zjarri në një aheng familjar kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe gjatë kontrollit te dy të  dyshuar kosovar kanë gjetur dhe konfiskuar dy pistoleta me të cilat dyshohet se kishin shtënë, 5-fishekë dhe 20 gëzhoja cal-9 mm. Në konsultim me prokurorin, të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.”

- Advertisement -

Të Fundit