back to top
Monday, August 4, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditMoti për të dielën: Temperaturat deri në 33 gradë Celsius

Moti për të dielën: Temperaturat deri në 33 gradë Celsius

Të ngjajshme

Ky është koloneli i Policisë i arrestuar sot, dyshohet për detyrim dhe shmangie nga tatimi

Koloneli i Policisë së Kosovës, Nexhmi Krasniqi, është arrestuar...

Sami Lushtaku shpreh përkrahje për protestën

Ish-komandanti i UÇK-së, Sami Lushtaku, ka shprehur përkrahjen e...

Bora vishet me fustan të bardhë, mahnitë me pamjen

Moderatorja shqiptare, Bora Zemani është shumë aktive në rrjetet...

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të dielën, më 4 gusht, vendi do të karakterizohet me mot të kthjellët dhe pjesërisht të vranët.

Temperaturat pritet të jenë të larta gjatë ditës, duke arritur deri në 33 gradë Celsius në disa zona të Kosovës, transmeton lajmi.net

Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të sillen mes 11 dhe 15 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të variojnë ndërmjet 29 dhe 33 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i veriperëndimit, me shpejtësi prej 1 deri në 3 metra për sekondë.

Po ashtu, indeksi UV do të jetë i lartë, prandaj qytetarëve u këshillohet të marrin masa mbrojtëse, veçanërisht gjatë orëve të mesditës.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) rekomandon shmangien e ekspozimit të drejtpërdrejtë në diell dhe përdorimin e kremrave mbrojtës, kapeleve dhe syzeve të diellit./lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit