back to top
Sunday, August 3, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditSi do të mbajë moti sot në Kosovë- detaje

Si do të mbajë moti sot në Kosovë- detaje

Të ngjajshme

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe me vapë verore. Vranësirat do të jenë të pakta, por pasdite do të shpeshtohen dhe në disa vise mund të ketë ndonjë rigë ose rrebesh të izoluar shiu me ndonjë vetëtimë dhe bubullimë.

Gjatë natës mund të ketë zhvillime të ndonjë stuhie të izoluar në disa zona të Republikës së Kosovës.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi e diela vjen kryesisht me diell dhe me vapë verore, por pa ndonjë ekstrem.

Dita e hënë do të karakterizohet me vranësira dhe zhvillime të shpeshta konvektive të tyre duke krijuar kushte për stuhi lokale shiu me vetëtima, bubullimë dhe breshër. Vende-vende priten rrebeshe intensive dhe vetëtima e bubullima të fuqishme. Temperaturat do të shënojnë ulje.

Stuhi me rrebeshe kalimtare priten edhe në disa zona bregdetare të Shqipërisë, por dukshëm më intensive do të jenë në vise kontinentale, sidomos në disa vise të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

Rrebeshe lokale shiu priten edhe të Martën sipas parashikimeve më të fundit./MeteoBallkan

- Advertisement -

Të Fundit