back to top
Sunday, August 3, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditFerizaj: Gjuajtje me armë zjarri në dasmë, sekuestrohen dy armë dhe 50...

Ferizaj: Gjuajtje me armë zjarri në dasmë, sekuestrohen dy armë dhe 50 gëzhoja – intervistohet një person

Të ngjajshme

Shkodër/ Të shtëna me armë në bjeshkët e Munelles, policia gjen 6-të gëzhoja

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në bjeshkët...

Në Klinë u dërgua pa shenja jete një foshnje në spital, rasti nën hetime

Një foshnje është dërguar pa shenja jete në spital...

Fluks i bashkatdhetarëve, ankesa për vonesa në Mal të Zi

Në kufirin Kosovë-Shqipëri këto ditë është arritur piku i...

Policia Rajonale e Ferizajt ka ndërhyrë sot rreth orës 13:00 në një dasmë në fshatin Greme, pas raportimeve për të shtëna me armë zjarri.

Sipas njoftimit zyrtar, njësitet policore, përfshirë hetuesit dhe forenzikën, kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku në oborrin e shtëpisë së të dyshuarit S.A., 57 vjeç, janë gjetur dhe sekuestruar gjithsej 50 gëzhoja armësh.

Po ashtu, i dyshuari ka prezantuar dy armë zjarri – një revole dhe një pushkë gjuetie – të cilat janë sekuestruar me urdhër të prokurorit të shtetit.

Ndaj tij është iniciuar procedurë penale për veprat:

“Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës” dhe

“Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”.

Pas intervistimit, S.A. është liruar në procedurë të rregullt.

- Advertisement -

Të Fundit