back to top
Saturday, August 2, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditReal Madridi refuzon ofertën prej 75 milionë eurosh për yllin e skuadrës

Real Madridi refuzon ofertën prej 75 milionë eurosh për yllin e skuadrës

Të ngjajshme

Laert Vasili për Ilnisën: Nuk mund të bëj dashuri me të

I ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën,...

Përditësimi i fundit në pikat kufitare, rritet mbi 2 orë koha e pritjes te Dheu i Bardhë

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka bërë përditësimin e...

ASH: Kompanitë shqiptare që pëfituan nga kredia hungareze nuk arrijnë as në 10 për qind

Aleanca për Shqiptarët përmes një press konference ka reaguar...

Ambasadori britanik shijon Sunny Hill Festival, i gëzohet festës britaniko-kosovare

Ambasadori britanik, Jonathan Hargreaves, mbrëmë shkoi në Sunny Hill...

Real Madrid e ka bërë të qartë se Aurélien Tchouaméni nuk është në shitje. Vetëm pak javë para fillimit të LaLiga-s, me debutimin kundër Osasunës të planifikuar për më 19 gusht në Santiago Bernabéu, drejtuesit sportivë të “Los Blancos” kanë siguruar një nga lojtarët më të rëndësishëm për projektin e ri të drejtuar nga Xabi Alonso.

Në ditët e fundit, një ndërmjetës me lidhje në Premier League ka përcjellë një ofertë rreth 75 milionë euro për mesfushorin francez. Një shifër e lartë që, megjithatë, nuk bëri që drejtuesit e Madridit të hezitonin. Sipas DefensaCentral, përgjigja ishte e qartë: nuk ka interes, pavarësisht shumës së ofruar. Gjithçka tregon se ekipi pas kësaj propozimi është Arsenal, trajneri i të cilit, Mikel Arteta, e ka ndjekur ish-lojtarin e Monacos prej kohësh.

Tchouaméni është bërë një pjesë kyçe në skemën e trajnerit nga Tolosa dhe paraqitja e tij në Kupën e Botës për Klube vetëm sa e ka forcuar më shumë vlerën e tij brenda ekipit. Në Valdebebas janë të bindur se ai do të jetë një lojtar vendimtar për ciklin e ri që nis këtë sezon.

Për më tepër, vetë lojtari ka shprehur dëshirën për të qëndruar edhe shumë vite në Chamartín. Në një intervistë të fundit, ai e bëri të qartë se ëndrra e tij është të mbetet te Real Madrid deri në fund të karrierës. Ambicia e tij është të vazhdojë të garojë në nivelin më të lartë, në klubin që ai e konsideron më kërkuesin dhe më prestigjiozin në botë.

- Advertisement -

Të Fundit