back to top
Saturday, August 2, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditU dhunua nga policët serbë me shishe xhami, e mbijetuara e dhunës...

U dhunua nga policët serbë me shishe xhami, e mbijetuara e dhunës seksuale në luftë: Edhe sot i barti pasojat

Të ngjajshme

Nga familjarja u nda dhe vetëm 200 metra më pas hasi në ata për të cilët kishte dëgjuar shumë por përballë nuk i kishte pasur deri atëherë.

Në një intervistë për “Debat Plus” ajo rrëfen momentin kur hasi në forcat serbe të veshura me uniforma policie.

“Para ftyrës edhe mbrapa ftyrës kom pa policë, ka pas të maskum e të pamaskum, po kujt i ka ra ndërmend me u merr me ta. Po armët, që të bëjnë përshtypje, gjuha serbe, një femër krejt zi oborri, para shpinde dhe prapa shpinde edhe ma kanë bo ‘Digji vamo’ (hajde këtu), se unë serbisht nuk di. Ia kom bo, e kom gabu rrugën. Edhe më kanë kap për momentin tu m’sulmu, fizikisht. Më goditshin, këto sheja të ballit i kom krejt prej armëve”, ka shpjeguar momentin e përballjes me policët serbë.

Pas dhunës fizike, që e kujton sa herë që del para pasqyrës, e mbijetuara u tërhoq zvarrë drejt një dhome ku do të përjetonte aktin më çnjerëzor të luftës.

“Me armë, më kanë shti me një dhomë. Vërtetë t’u hi e kom pa gjakun nëpër korridor, gjakun e kom pa. Më kanë shti, më kanë dhunu, tre-katër vetë tu m’sillë, më kanë zhvesh, jom kon me trenerka. Kom pas shaminë kështu ndër fyt, se më thojke nana si parandjenjë mos po të dhunojnë, po më kishte bo Zoti guri nuk kom ditë as me u tut as me u trembë prej dhimbjes të njerëzve, me hongër me pi. S’di, s’kom ditë me u frikësu deri kom has n’ta. Jom mundu mos me i lanë me më zhvesh. Kom pas do trenerka të gumës, të Gjermanisë ato pos me i preh se nuk çkyhen, tesha gumë, teshat e brendshme mi kanë çky. Kanë fillu tu m’goditë, tu m’zhveshë edhe kanë nis tu m’dhunu. Njoni më dhunojke tjetri dilke te dera përcjellke terrenin, të tjerët u nijshin atje në oborr. Më ka dhunu i pari tu m’sillë, më ka dhunu i dyti, u ardhë tjetri, ky më dhunojke ai i mshojke armë e dilke përjashtë. Edhe ky më mshojke me armë…”, vazhdon rrëfimin e mbijetuara e këtij akti barbar nga policët serb.

Megjithatë, nuk përfundoi vetëm me kaq. Për ta poshtëruar dhe lënduar deri në skaj, polici i pestë që e kishte dhunuar përdori edhe një shishe xhami.

“I nijsha unë krismat, a janë kanë UÇK-ja gati për me iu hi me iu ra, a për me u taku, a cka po di unë veç qaq janë dal rreptë apo janë dal shpejt sikur vetima, se iu ka ardh urdhëri t’u i bërtitë serbisht njëri-tjetrit hajde a ‘bërrzhi’ a qysh nifar fjale me ik. Me pantoll për këmbë u dal i fundit, një shishe të xhamit kanë tentu, edhe i ka bërtitë ky tjetri a dinë ma shpejt, se unë se kuptoj serbishten e as nuk di, veç janë dalë, dmth në fund ma kanë qit shishen edhe sot jom edhe e çkyme. Ma kanë, dmth në pjesët intime shishen e xhamit në fund ma kanë qit. Tani unë e kom pa veç që kanë dal. Unë e dekt se e dekt. Jom çu si zhag t’u u vesh”, ka përshkruar ajo momentet e fundit tronditëse.

Me largimin e policëve, ajo gjeti forcën që të ngrihet e të largohet nga ajo shtëpi e kur arriti aty, nuk i tregoi askujt.

“Po më thotë vjehrra, a je tranu, a t’kanë lanë ment ti je shtatëzane e ti po hin në ujë të ftohtë, thash jom lodhë, e jom rrëzu e jom vrae thash po ma don qashtu me hi. Krejt ujë shkojke po e ngrejke kjo a e dinë që osht si ujëmbledhës e në oborr shkojke gjaku. Ajo veç pak me u pas afru, e kish pa gjakun vade, shkojke me ujë. Hi kaculna ndër çeshme me kry e me krejt. Thotë ti a je tranu, thotë ti qysh po hin shtatzanë në ujë. Me i thanë se cka m’ka gjetë…shkoj dhe me thotë *** se çka u vonove, ajo që u nda. Thash – valla e humba rrugën edhe thash e tu ik e asi u çka ki kështu, thash jom rrëzu e jom sakatu thash”, vazhdon ajo tutje rrëfimin.

Sot e kësaj dite, fjetja me dritë fikur për të është e pamundur.

- Advertisement -

Të Fundit