BallinaLajmeLajmet e FunditTrumpi ripozicionon nëndetëset bërthamore pas deklaratës “provokuese” të Rusisë

Trumpi ripozicionon nëndetëset bërthamore pas deklaratës “provokuese” të Rusisë

Të ngjajshme

Ledri Vula dhe Dafina Zeqiri “në sinkron” me stilin

Ledri Vula dhe Dafina Zeqiri kanë tërhequr sërish vëmendjen...

Tahiri: Pa sektorin privat nuk ka ekonomi, kërkohet trajtim i barabartë

Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri, ka reaguar pas deklaratës...

Në krye me Muriqin, Mallorca merr tre pikë të mëdha

Mallorca ka marr tre pikë të rëndësishme në garën...

Presidenti amerikan, Donald Trump tha të premten se ka dhënë urdhër që dy nëndetëse bërthamore të lëvizin në “rajonet e duhura” në përgjigje të asaj që ai e quajti “deklarata shumë provokuese” nga nënkryetari i këshillit të sigurisë së Rusisë, Dmitry Medvedev.

Trump njoftoi këtë veprim në një postim në platformën e tij të mediave sociale. Ai nuk specifikoi në postim saktësisht se ku do të shkonin nëndetëset, ose çfarë aftësish kanë në të këto nëndetëse, shkruan ABC News.

“Bazuar në deklaratat shumë provokuese të ish-presidentit të Rusisë, Dmitry Medvedev, i cili tani është Zëvendëskryetar i Këshillit të Sigurisë së Federatës Ruse, kam urdhëruar që dy nëndetëse bërthamore të pozicionohen në rajonet e duhura, në rast se këto deklarata budallaqe dhe nxitëse janë më shumë se kaq”, shkroi Trump.

“Fjalët janë shumë të rëndësishme dhe shpesh mund të çojnë në pasoja të padëshiruara, shpresoj se ky nuk do të jetë një nga këto raste”. shtoi ai.

Ndryshe, Sekretari i Mbrojtjes Pete Hegseth ripostoi deklaratën e Trump në X.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz