back to top
Wednesday, August 13, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditPas tërmetit të fuqishëm, nis shpërthimi i vullkanit Klyuchevskoy në Rusi

Pas tërmetit të fuqishëm, nis shpërthimi i vullkanit Klyuchevskoy në Rusi

Të ngjajshme

Kancelari austriak: Dialogu Kosovë-Serbi nuk ka alternativë

Kancelari i Austrisë, Christian Stocker, tha se sipas këndvështrimit...

‘Ka shpresë se diçka po lëviz’, thotë Merz pas telefonatës me Trumpin

Kancelari gjerman Friedrich Merz tha se armëpushimi në Ukrainë...

Njihuni me 4 shenjat e horoskopit që nuk dinë t’i shpëtojnë trishtimit

Disa shenja të zodiakut e përjetojnë trishtimin shumë më...

Agjencia shtetërore ruse RIA, sipas Reuters, ka raportuar se ka nisur të shpërthejë vullkani Klyuchevskoy në gadishullin Kamchatka, në lindjen e largët të Rusisë pas tërmetit të fuqishëm të së mërkurës në Oqeanin Paqësor.

Kujtojmë se tërmeti masiv goditi të mërkurën në mëngjes në territorin rus, duke shkaktuar një cunami deri në 4 metra në bregun lindor të vendit, duke dëmtuar ndërtesa dhe duke nxitur paralajmërime për evakuim në rajon dhe përgjatë pjesës më të madhe të bregdetit lindor të Japonisë

Tërmeti që goditi Gadishullin Kamchatka është më i forti që nga tërmeti i Madh Tohoku i vitit 2011 në Japoni, i cili shkaktoi një cunami shkatërrues dhe një krizë bërthamore në centralin bërthamor Fukushima Daiichi.

Dihet se në vitin 1952, një tërmet me magnitudë 9 ballë të shkallës Rihter goditi të njëjtën zonë, duke demonstruar aktivitetin sizmik të Kamchatka-s.

- Advertisement -

Të Fundit