back to top
Sunday, August 10, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditFSK mori lavdata për kërkimin në Ujman, por ende pa pajisje të...

FSK mori lavdata për kërkimin në Ujman, por ende pa pajisje të plota për kërkim- shpëtim në mjedise ujore

Të ngjajshme

Liderët evropianë theksojnë nevojën për t’i mbrojtur interesat e Ukrainës para takimit Trump–Putin

Udhëheqësit evropianë e kanë përshëndetur vendimin e presidentit amerikan,...

Rreth 90 zjarre të raportuara të shtunën, sot vetëm dy vatra aktive

Drejtori i Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave, Genc Metaj...

Me burrat në luftë, gratë ukrainase marrin drejtimin e metrosë

Kur Kateryna Yesypchuk përfundoi ndërrimin e saj të parë...

Probleme për Barcelonën, Lewandowski mungon në ndeshjet e para të sezonit

Barcelona është në ankth për gjendjen fizike të sulmuesit...

Një polic lëndohet në përpjekje për të shuar zjarrin në Kamenicë

Një polic është lënduar gjatë përpjekjes për të shuar...

Pas angazhimit të jashtëzakonshëm në kërkimin e trupit të pajetë të një 33-vjeçari në liqenin e Ujmanit, Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) mori dje vlerësime të shumta për profesionalizmin dhe përkushtimin e treguar.

Megjithatë, pavarësisht përpjekjeve të tyre, ushtarët e FSK-së vazhdojnë të përballen me mungesë të plotë të pajisjeve të nevojshme, sidomos në operacionet e kërkim-shpëtimit në mjedise ujore, shkruan IndeksOnline.

Për të plotësuar këto mungesa, Ministria e Mbrojtjes ka hapur një ritender për furnizim me veshmbathje për kërkim-shpëtim në zhytje (SUFSK 1001), që do të përdoren nga njësitë përkatëse të FSK-së.

Sipas dokumenteve të tenderit, Autoriteti Kontraktues synon të lidhë kontratë me një operator ekonomik që ka kapacitetin të furnizojë këto artikuj, në përputhje me standardet teknike dhe kërkesat operacionale të Forcës.

Vlera e kontratës është 96,000.00 euro, derisa certifikatat e cilësisë dhe garancia njëvjeçare janë të detyrueshme.

“AK i MM, ka për qellim qe të lidhe një kontratë me një OE, qe do të ketë kapacitet të kryej Furnizim me veshmbathje Kërkim Shpëtim zhytje SUFSK 1001 për nevojat e FSK-së. Furnizimet B05 Njoftim per Kontrat 3 / 8 duhet të behet sipas specifikimit teknik te kërkuar të përcaktuar në dosjen e tenderit me qellim të ngritjes se operacionalitetit dhe efikasitetit ne kryerjen e detyrave sipas misionit të FSK MM-së”, thuhet mes tjerash në përshkrimin e shkurtër të njoftimit për tender.

Afati i fundit për dorëzimin e ofertave nga operatorët ekonomikë është 18 gusht 2025.

Ky hap përforcon përkushtimin e institucioneve të sigurisë për të ndërtuar kapacitete moderne dhe funksionale, në përputhje me sfidat në terren dhe nevojat reale të forcave./IndeksOnline/

- Advertisement -

Të Fundit