back to top
Friday, August 1, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditPolicia arreston tre hajdutët që vodhën në disa objekte në Gjakovë

Policia arreston tre hajdutët që vodhën në disa objekte në Gjakovë

Të ngjajshme

Njësitet policore të Gjakovës janë angazhuar në identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarve për kryerjen e disa vjedhjeve në disa objekte të qytetit.

Pas hetimeve të zhvilluara, dje u arrestuan tre meshkuj kosovarë, të dyshuar për këto raste, shkruan IndeksOnline.

“Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, bën të ditur policia.

Rasti ishte iniciuar më 2 korrik të këtij viti, kur një ankues njoftoi policinë se në objektin e tij në rrugën “Fan Noli” janë vjedhur kabllo të sistemit të instalimit të energjisë elektrike.

Nga ajo kohë, policia po merrej me hetimin e rastit dhe zbardhjen e pistave që çuan tek adresa e të dyshuarve.

Rasti do të vazhdojë të trajtohet si “Vjedhje e rëndë”./IndeksOnline/

- Advertisement -

Të Fundit