Evakuime janë duke u zhvilluar në Japoni, Hawaii dhe disa pjesë të Bregut Perëndimor të SHBA-së, pasi një tërmet me magnitudë 8.8 ballë pranë gadishullit Kamchatka, në lindje të largët të Rusisë, ka shkaktuar paralajmërime për cunami në të gjithë Oqeanin Paqësor.
Valë cunami deri në 3-4 metra janë raportuar në Kamchatka, ndërsa valë 30 cm kanë goditur një qytet në Hokkaido, në veri të Japonisë, raporton BBC.
Guvernatori i Hawaiit, Josh Green, u ka kërkuar qytetarëve të ndjekin urdhrat e evakuimit dhe të qëndrojnë të qetë, ndërsa presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i këshilloi amerikanët të jenë në gatishmëri për paralajmërimet për cunami.
Disa persona janë plagosur në Kamchatka për shkak të tërmetit dhe priten lëkundje të forta pasuese, raporton agjencia e lajmeve TASS.
Alarme për cunami me nivele të ndryshme janë lëshuar gjithashtu në pjesë të Kinës, Filipineve, Indonezisë, Guamit, Perusë dhe Ishujve Galapagos pranë Ekuadorit.