BallinaLajmeLajmet e FunditPolici në Vlorë ia rrahu kamerierin, pronari i lokalit e bën për...

Polici në Vlorë ia rrahu kamerierin, pronari i lokalit e bën për spital

Të ngjajshme

Zhduket një person në Ferizaj, doli nga shtëpia dhe s’u kthye më

Një person raportohet të jetë zhdukur në Ferizaj. Ankuesja femër...

Putin shpall armëpushim 32-orësh në Ukrainë për Pashkët Ortodokse

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka shpallur një armëpushim...

Shtetasi i huaj vdes pasi u rrokullis me motor në Prizren

Një aksident me fatalitet raportohet të ketë ndodhur dje...

Lutfi Haziri: Kryetari Lumir Abdixhiku është kandidati që e përkrahim për president

Deputeti i LDK-së, Lutfi Haziri, ka deklaruar se kryetari...

Një rast i shëmtuar dhune nga policët u shënua dje në një bar në zonën e Skelës në Vlorë, ku oficeri i Policisë Kufitare Dibër, Ardian Isufi, e rrahu së bashku me një person me precedent kriminal një 18-vjeçar, kamerier në lokal, për shkak se porosia e ardhur kishte një shishe ujë më tepër.

Në njoftimin ku bëhet me dije se Isufi është pezulluar nga detyra, policia njofton gjithashtu se ish-shefi i Rrugores momentalisht ndodhet në spital. Kjo pasi pronari i barit, kur ka parë skenën dhe faktin që kamerieri i tij është dhunuar, ka ndërhyrë duke e rrahur.

Ngjarja ka ndodhur gjatë natës, kur nënkomisari Ardian Isufi, ish-shef i Rrugores së Vlorës dhe aktualisht oficer i Policisë Kufitare në Dibër, ndodhej jashtë orarit të shërbimit në shoqërinë e shtetasit Leart Bimo, një 57-vjeçar me precedent penal. Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Shtetit, Isufi dhe Leart Bimo kanë rrahur një 18-vjeçar, kamerier në lokal, për shkak të një porosie që përmbante një shishe ujë më tepër.

Konflikti ka marrë përmasa më të mëdha kur në mbrojtje të kamerierit ka ndërhyrë pronari i lokalit, shtetasi Vasil Bedinaj, 53 vjeç, një emër i njohur në Vlorë si pronar i “Regina Group”. Ai ka goditur oficerin e policisë, duke e lënë të plagosur dhe të shtruar në Spitalin Rajonal të Vlorës.

“Pas përfshirjes jashtë orarit të shërbimit në një konflikt fizik, në ambientet e një lokali në lagjen “Pavarësia 2”, Vlorë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, ka urdhëruar pezullimin e menjëhershëm nga detyra, deri në sqarimin e plotë të rrethanave, të oficerit të Policisë Kufitare Dibër.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz