BallinaLajmeLajmet e FunditInteri pritet ta largojë, mirëpo Asllani dëshiron të qëndrojë në Serie A

Interi pritet ta largojë, mirëpo Asllani dëshiron të qëndrojë në Serie A

Të ngjajshme

Gjendja e Lucescut serioze, ka pësuar një tjetër sulm në zemër

Gjendja e Mircea Lucescut duket shumë e rëndë. Kjo pasi...

Miratohet në Qeveri projektligji për sigurimin e detyrueshëm shëndetësor

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës është...

Rasti i njehsorëve elektrikë, Prokuroria autorizon policinë të nisë hetimet dhe grumbullimin e provave

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka autorizuar Policinë e Kosovës...

ZRRE: Bordi ka qenë prezent, mbledhja e Komisionit u shty për mungesë kuorumi

Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji ka reaguar...

Gazzetta dello Sport konfirmon se Kristjan Asllani nuk është më pjesë e projektit të Interit, por mesfushori i kombëtares shqiptare dëshiron të qëndrojë në Serie A dhe tashmë ka refuzuar një transferim përfundimtar prej 15 milionë eurosh te Real Betis.

Asllani është i vetëdijshëm që nuk bën pjesë në planet e trajnerit Cristian Chivu për sezonin 2025-26, veçanërisht pas afrimit të Petar Sucic, i cili debutoi me Interin në Kupën e Botës për Klube këtë verë.

Pavarësisht kësaj, 23-vjeçari nuk dëshiron të transferohet jashtë Italisë. Interi e ka vlerësuar largimin e tij me një shitje të plotë prej së paku 15 milionë euro, çka e bën më të lehtë transferimin në ndonjë klub të huaj — por dëshira e Asllanit është të qëndrojë në Serie A.

Bologna dhe Fiorentina janë përmendur si klube të interesuara, por deri tani vetëm në formë huazimi.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz