BallinaLajmeLajmet e FunditMusliu – Haxhiut: Përçarëse, grua e indoktrinuar, sulmove Kuvendin dhe kolegët me...

Musliu – Haxhiut: Përçarëse, grua e indoktrinuar, sulmove Kuvendin dhe kolegët me gaz lotsjellës

Të ngjajshme

“Fadil Vokrri” gati për të pritur finalen e madhe Kosovë-Turqi

Na ndajnë dhe pak orë nga fillimi i ndeshjes...

“Kosova e Zhegrovës dhe Turqia e Yildizit”, Juventusi shkruan për yjet e tij

Klubi i madh italian, Juventusi ka bërë një postim...

KFOR dhe Forcat Zvicerane zhvillojnë trajnim të përbashkët në Novoselë

Forcat e aviacionit dhe ato tokësore të caktuara në...

Kurti përkujton të vrarët në masakrën e Pastaselit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka përkujtuar të vrarët...

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka shpjeguar në seancën e Kuvendit arsyet pse partia e saj nuk ka mbështetur Albulena Haxhiun për kryetare të Kuvendit.

Në fjalën e saj, Musliu ka qenë tejet kritike ndaj ministres në detyrë, duke e cilësuar si një figurë të papërshtatshme për të qenë në krye të Kuvendit.

“Ajo refuzohet sepse është përçarëse, është akuzuese dhe një grua pa mendim politik. Është gruaja më e indoktrinuar në skenën politike të Kosovës”, tha Musliu nga foltorja e Kuvendit.

Deputetja e PDK-së e kujtoi të kaluarën politike të Haxhiut, duke përmendur edhe incidentin me gaz lotsjellës në Kuvend, si dhe menaxhimin e çështjes së humbjes së mostrave në rastin e Astrit Deharit.

“Është gruaja që ka sulmuar Kuvendin dhe kolegët e saj me gaz lotsjellës. Është ministrja që nuk dha dorëheqje kur u humbën mostrat e rastit Dehari,” shtoi Musliu.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz