BallinaLajmeLajmet e FunditMurati: Pavarësisht përpjekjeve tona, opozita refuzoi të krijohen institucionet

Murati: Pavarësisht përpjekjeve tona, opozita refuzoi të krijohen institucionet

Të ngjajshme

27 vjet nga masakra në Pastasellë të Rahovecit

ot janë bërë 26 vjet nga masakra në Pastasellë...

Prokuroria Speciale ia konfiskon telefonin dhe laptopin Shkëlzen Gashi

Prokuroria Speciale e Kosovës ka konfiskuar telefonin dhe laptopin...

Ylli i Chelseat e pranon se nuk do të mund ta refuzonte Barcelonën

Mbrojtësi i majtë i Chelseat, Marc Cucurella, ka pranuar...

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati, ka deklaruar se pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme deri në orët e fundit, nuk është arritur konstituimi i Kuvendit dhe krijimi i institucioneve të reja.

Duke folur nga holli i Kuvendit të Kosovës, Murati akuzoi deputetët e ish-opozitës për refuzim të hapur të kryerjes së obligimeve të tyre kushtetuese.

“Me keqardhje, deri në orët e fundit, pavarësisht përpjekjeve tona për të shtyrë përpara krijimin e institucioneve, nuk patëm sukses. Deputetët e opozitës sërish refuzuan të përmbushin detyrimin e tyre kushtetues – të votojnë. As nuk u lejua që të zhvillohej një votim i fshehtë që do t’u jepte mundësinë deputetëve të krijonin institucionet e vendit,” tha Murati.

Ai theksoi se kjo bllokadë e vazhdueshme po i kushton vendit dhe se qytetarët meritojnë përfaqësim dhe funksionim të rregullt institucional.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz