BallinaLajmeLajmet e FunditShqipëria nën zjarre, në ndihmë do t’i dalin edhe dy helikopterë nga...

Shqipëria nën zjarre, në ndihmë do t’i dalin edhe dy helikopterë nga Italia e Kroacia

Të ngjajshme

“Ne jemi ende aktivë”, Izraeli zotohet të vazhdojë me sulmet

Ndërsa presidenti amerikan, Donald Trump foli për mundësinë e...

Aksion policor në Suharekë: Tre të arrestuar, sekuestrohen heroinë dhe armë

Policia e Kosovës ditën e djeshme ka arrestuar tre...

Maqedonci: Epopeja e Dukagjinit është një nga ngjarjet më të lavdishme të historisë sonë

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka kujtuar 28-vjetorin e...

Arrestohen tre persona, konfiskohen substanca narkotike, armë zjarri e fishekë

Policia e Kosovës ditën e djeshme ka arrestuar tre...

Ministri i Mbrojtjes në Shqipëri, Pirro Vengu, ka bërë të ditur se aktualisht janë 17 vatra aktive në disa qarqe të Shqipërisë, ku po vijon puna për izolimin dhe shuarjen e tyre.

Në një postim në Facebook, ai ka pohuar se në terren janë angazhuar afërsisht 1000 forca, ushtarake dhe civile, të cilat po punojnë pa ndërprerje, nën koordinimin e shefit të Shtabit të Forcat e Armatosura të Shqipërisë dhe Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile

“Nën koordinimin e AKMC po sigurojmë mbështetjen e mjeteve të Forcës Ajrore në disa zona si Delvinë, Konispol, Berat/Dimal dhe Bërzhitë, me 5 helikopterë të përfshirë në operacione në këto momente”.

“Deri tani janë neutralizuar 9 vatra zjarri, të cilat po monitorohen nga afër për të parandaluar riaktivizimin”, deklaroi Vengu.

I njëjti tha se gjatë pasdites pritet të angazhohen edhe 2 avionë “Canadair” nga Italia  dhe Kroacia, për të forcuar më tej ndërhyrjen ajrore. 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz