back to top
Tuesday, September 23, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditZjarri në Pejë erdhi si pasojë e një konflikti mes dy familjarëve,...

Zjarri në Pejë erdhi si pasojë e një konflikti mes dy familjarëve, dëmi rreth 50 mijë euro

Të ngjajshme

Laporta optimist për hapjen e stadiumit “Camp Nou”

Stadiumi i FC Barcelonës, “Spotify Camp Nou”, është gati...

I gjeti 260 euro në rrugë, qytetari në Prishtinë i dorëzon në Polici

Policia rajonale e Prishtinës ka njoftuar se një qytetar...

Biznesi i pjesëve të makinave që u përfshi nga flakët këtë të shtunë në Pejë, dyshohet se erdhi si shkak i një konflikti mes dy familjarëve.

Njëri prej tyre dyshohet se ia ka vënë flakën veturave që ishin për pjesë rezervë, pas mosmarrëveshjes me familjarin tjetër.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Rreth orës 11:00, Policia është njoftuar për një zjarr në rrugën ‘Gani Daci’. Dyshohet se deri te zjarri erdhi si pasojë e një mosmarrëveshje mes dy familjarëve, ku njëri prej tyre ka shkuar në pllacin e tjetrit, ku ia ka vënë zjarrin disa makinave që ishin për pjesë. Sipas viktimës, dëmi është rreth 50 mijë euro”, tha Gashi.

Tutje, ai tha se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet kompetente të policisë, ku po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz