BallinaLajmeLajmet e FunditGjykata e Beogradit ia cakton 30 ditë paraburgim Lulzim Halilit

Gjykata e Beogradit ia cakton 30 ditë paraburgim Lulzim Halilit

Të ngjajshme

Skuadra nga Serie A shpreh interesim për Dion Gallapenin

Skuadra e Atalantas ka shprehur interesim për mbrojtësin kosovar,...

Kompania e ujësjellësit të Prishtinës: Janë 45 milionë borxh ndaj nesh

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar se konsumatorët...

Palmer i hapur për një transferim te Man Utd

Lidhja e Cole Palmer me Manchester United nuk po...

Gjykata e Lartë në Beograd të enjten, 24 korrik, ia ka caktuar 30 ditë paraburgim Lulzim Halilit, shqiptari i arrestuar në Serbi disa ditë më parë.

Ai dyshohet “për kryerjen e veprës penale të organizimit dhe nxitjes së kryerjes së gjenocidit dhe krimeve të luftës”.

Lulzim Halili është arrestuar më 22 korrik nga autoritetet serbe në afërsi të qytetit Svilajnac, rreth 100 kilometra nga Beogradi dhe është dërguar menjëherë në mbajtje në stacionin policor të këtij qyteti.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka thënë se autoritetet serbe nuk i kanë dhënë informacione lidhur me Halilin.

Ministria pati njoftuar se sapo të konfirmohet nëse Halili do t’i nënshtrohej masës së paraburgimit dhe do të iniciohet procedurë penale ndaj tij, Zyra ndërlidhëse do të parashtrojë kërkesë zyrtare për vizitë në Qendrën e mbajtjes.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz