back to top
Friday, October 24, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditA mund të urdhërojë presidentja të mbahen zgjedhje të jashtëzakonshme? – Flet...

A mund të urdhërojë presidentja të mbahen zgjedhje të jashtëzakonshme? – Flet Kryeziu

Të ngjajshme

Ahmeti: Humbësi duhet të tërhiqet, e jo fituesi, që është AKI-ja

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka...

Rubio: SHBA po shqyrton vendosjen e forcave ndërkombëtare në Gaza

Shtetet e Bashkuara po shqyrtojnë mënyra për dislokimin e...

​Komisioni i BE-së raporton TikTok dhe Meta për shkelje paraprake të rregullave

Komisioni Evropian të premten paraprakisht i gjeti TikTok dhe...

Kosova shtyn zbatimin e rreptë të Ligjit për të huajt dhe për Automjete

Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës ka shtyrë...

Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu sot në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova ka folur në lidhje me atë se a mund të urdhërojë presidentja të mbahen zgjedhje të jashtëzakonshme.

Ai tha se presidentja është autoritet suprem, e cila ka për detyrë më i shpallë zgjedhjet si ato lokale ashtu edhe ato qendrore.

Më tej, Kryeziu gjithashtu tregoi edhe procedurën se si mund të vije deri tek shpallja e këtyre zgjedhjeve.

“Dekreti me fuqi ligjore bëhet në situata të jashtëzakonshme. Presidentja është autoritet suprem, e cila ka për detyrë më i shpallë zgjedhjet, qofshin ato komunale, qofshin ato në nivel vendi, nuk ka autoritet tjetër”.

“Sipas mendimit kjo duhet me e shpallë këtë gjendje për shkak se nuk funksionon Parlamenti, duhet me shpallë me dekret me fuqi ligjore, dekreti nuk ka fuqi ligjore për momentin, por e kryen veprimin dhe kur të bëhet Parlamenti në të ardhmen, ky dekret bëhet Ligj”.

“Duhet me kontaktu me Gjykatën Kushtetuese, me KQZ-në, janë institucione të pavarura të shtetit, të cilat poashtu presidentja duhet t’i koordinoi dhe t’i shpallë zgjedhjet e jashtëzakonshme”.

“Afati është 40 ditë, 10 ditë është fushata edhe këta deputetë mund të kandidojnë përsëri nuk ka problem, nuk ka ndonjë masë tjetër ndëshkuese, vetëm kjo është”, u shpreh tutje Kryeziu./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz