back to top
Saturday, October 25, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditBajrami: Nuk ka kuptim të ketë seancë pas 26 korrikut

Bajrami: Nuk ka kuptim të ketë seancë pas 26 korrikut

Të ngjajshme

Basketbolli kosovar në zi, ndahet nga jeta Arben Fondaj

Klubi i basketbollit Golden Eagle Ylli ka njoftuar me...

Lela thyen heshtjen, flet për ndarjen

Lela Seferi ka reaguar për herë të parë pas...

‘Nuk kam mbaruar’, Kamala Harris thotë se mund të kandidojë përsëri për presidente

Ish-zëvendëspresidentja e SHBA-së, Kamala Harris, i ka thënë BBC-së...

Rama jep lajmin se Diella është “shtatzënë”

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama lajmëroi publikisht se ministrja...

Duke filluar nga ora 11:00 e ditës së nesërme deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen përsëri për të konstituuar Kuvendin.

Mirëpo siç duke edhe nesër do të jetë një seancë ku nuk pritet të ketë ndonjë ndryshim.

Po ashtu më 26 korrik është dita e fundit ku Kuvendi i Kosovës duhet të konstituohet sipas një vendimi nga Gjykata Kushtetuese.

Lidhur me këtë për Indeksonline ka folur deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami.

Bajrami për Indeksonline është shprehur se nuk ka kuptim që të ketë seancë pas datës 26 korrikut.

‘’Nuk ka kuptim që të ketë seancë pas datës së 26 korrikut pa marrë ndonjë përgjigje nga Gjykata Kushtetuese, deri sa gjatë kësaj periudhe asgjë nuk ka qenë në dorën tonë, në fakt ne qysh në fillim të ngërqit politik kemi propozuar një qeveri të unitetit, diqka tjetër ne nuk mund të bëjmë’’, ka thënë Bajrami.

Sipas deputetës së LDK-së e gjithë kjo situatë është në dorën e Lëvizjes Vetëvendosje. Ajo thotë se nuk duhet te këtë ftesë nga Avni Dehari që të vazhdohet të takohen deputetët për seancë konstituive.

‘’Mbetët që sa më parë që të kemi një përgjigje nga Gjykata Kushtetuese, do të ishte e logjikshme që Gjykata të vepronte sikurse në vitin 2014 që ka fol për mandatarin e Qeverisë ku është thënë se nesë nuk e formon i pari atëherë duhet që mundësia të kalojë tek i dyti’’, ka thënë ajo./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz