back to top
Tuesday, October 28, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditGjykata mbyll rastin e zjarrit në Kaçanik, avokati Rudi: S’kishte prova!

Gjykata mbyll rastin e zjarrit në Kaçanik, avokati Rudi: S’kishte prova!

Të ngjajshme

Atentat me tritol në Shkodër, hidhet në erë një makinë e parkuar

Një shpërthim me lëndë plasëse është raportuar në qytetin...

Festë e veçantë për familjen e Taulant Xhakës

Futbollisti i njohur Taulant Xhaka ka ndarë një urim...

Ja kur mbahet ankandi i radhës i letrave me vlerë në shumën 20 milionë euro

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton se më...

Si u bë 14-vjeçari nga Kosova, hero në Gjermani

Një 14-vjeçar me rrënjë nga Kosova është bërë hero...

Trupi gjykues i Departamentit për të Mitur në Gjykatën Themelore në Ferizaj ka pushuar sot procedurën penale ndaj tre të miturve, Venis Tusha, Talha Bela dhe Meridian Raka, të cilët ishin akuzuar për përfshirje në zjarrin që përfshiu Gjykatën Themelore në Kaçanik më 13 mars 2024.

Të miturit u përballën me aktakuzën për veprën penale “Rrezikim i rendit kushtetues me shkatërrimin apo dëmtimin e instalimeve dhe pajisjeve publike”, nga neni 122 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, bazuar në propozimin e Prokurorisë Speciale me nr. PPM.nr.01/24.Pavarësisht kërkesës së Prokurorisë për shqiptimin e dënimit me burgim, pas një rigjykimi të plotë dhe ridegjimit të dëshmive, gjykata vendosi të pushojë procedurën për shkak të mungesës së provave bindëse.

Ky rigjykim pasoi kthimin e çështjes nga Gjykata e Apelit, pasi në gjykimin e parë, të miturit ishin liruar nga përgjegjësia penale.

Avokati mbrojtës i Venish Tushës, Ngadhnjim Rudi, tha se ky vendim ishte i drejtë.

“Konsideroj se trupi gjykues ka shqiptuar një vendim të drejtë, bazuar në shkresat e lëndës. Pas administrimit të provave, ridegjimit të dëshmitarëve dhe ekspertëve, përfshirë hartuesin e kallëzimit penal dhe IT-në e gjykatës, u vërtetua pa mëdyshje se të miturit nuk janë të përfshirë në veprën penale. Prokuroria nuk ka arritur të sjellë asnjë provë të vetme që vërteton të kundërtën.”, ka thënë ai për IndeksOnline.

Sipas tij, vendimi i trupit gjykues ishte i bazuar dhe i arsyeshëm.

Vendimi për pushimin e procedurës është shpallur sot, më 24 korrik 2025, në orën 13:00.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz