back to top
Tuesday, October 28, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditLegenda e WWE, Hulk Hogan ndërron jetë në moshën 71 vjeçare pas...

Legenda e WWE, Hulk Hogan ndërron jetë në moshën 71 vjeçare pas në sulmi në zemër

Të ngjajshme

Një nga ikonat më të mëdha të mundjes profesionale, Hulk Hogan, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare, pas një sulmi në zemër, sipas raportimeve të para.

Mediat amerikane raportojnë se legjenda e WWE-së është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Clearwater, Florida, mëngjesin e së enjtes.

Sipas TMZ, ekipet emergjente mbërritën në vendngjarje pas një telefonate urgjente në 911 që raportonte një arrest kardiak.

Hogan, emri i vërtetë i të cilit është Terry Gene Bollea, hyri në skenën e WWE për herë të parë në vitin 1983 dhe shpejt u kthye në fytyrën më të njohur të kompanisë gjatë viteve ’80 dhe në fillim të viteve ’90.

Me pamjen e tij ikonike dhe energjinë e pazëvendësueshme në ring, ai shndërroi WWE-në në një fenomen botëror.

Në vitin 1993, ai u largua përkohësisht nga WWE për të ndjekur një karrierë në aktrim, por gjithmonë mbeti një figurë që përfaqësonte zemrën e mundjes profesionale.

Lajmi për ndarjen e tij nga jeta ka tronditur botën e sportit dhe miliona fansa anembanë globit.

HulkaMania nuk do të harrohet kurrë. /GazetaExpress/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz