back to top
Friday, October 24, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditRusia dhe Ukraina sulmojnë njëra-tjetrën me dronë

Rusia dhe Ukraina sulmojnë njëra-tjetrën me dronë

Të ngjajshme

LDK dhe AAK i thonë “jo” Kurtit: Asnjë votë për formimin e qeverisë

Dy nga partitë opozitare kryesore në vend, Aleanca për...

Mblidhet KQZ-ja, pritet miratimi i rekomandimeve pas rinumërimit në QNR

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot do të mbajë mbledhjen...

Parashikimi i motit për të premten: Vranësira dhe intervale dielli, deri në 22 gradë Celsius

Sipas parashikimeve meteorologjike, dita e premte do të karakterizohet...

Mbahet seanca gjyqësore ndaj Zoran Kostiq, i akuzuar për krime lufte

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë gjatë ditës së sotme...

Spiropali falënderon Izraelin për njohjen e Kosovës

Ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka falënderuar...

Rusia dhe Ukraina kanë sulmuar njëra-tjetrën me dronë më 24 korrik, thanë zyrtarët nga të dyja palët, teksa luftime të ashpra kanë vazhduar përgjatë vijës së frontit.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se sulmet gjatë natës së Rusisë ishin “përgjigje” ndaj propozimit të Kievit për një armëpushim të menjëhershëm. Ky propozim ai tha se u bë në takimin mes delegacionit rus dhe ukrainas në Stamboll një ditë më parë.

Zekensky tha se gjatë sulmeve u përdorën mbi 100 dronë dhe katër raketa. Shumica e dronëve që u përdorën nga Rusia, sipas tij, ishin Shahed, dronë të prodhimit iranian.

“Rusia vazhdon terrorin dhe pengon diplomacinë, prandaj meriton përgjigje me sanksione të plota, si edhe goditjet tona ndaj logjistikës së saj, bazave ushtarake dhe objekteve të prodhimit ushtarak”, shkroi presidenti Volodymyr Zelensky në një postim në Telegram.

Zyrtarët lokalë raportuan se sulmi kishte në shënjestër kryesisht qytetet ukrainase Harkiv, Odesa dhe Çerkasi, duke lënë të vdekur të paktën tre persona dhe dhjetëra të plagosur.

Kreu ushtarak i Harkivit, Oleh Synehubov, tha se sulmet në këtë qytet u kryen me raketa.

Sipas tij, gjashtë fëmijë, përfshirë një vajzë njëvjeçare, u plagosën gjatë sulmeve. Ndërtesa banimi, makina civile dhe një kompani e shërbimeve komunale pësuan dëme.

Një banore lokale i tha Radios Evropa e Lirë se kur hyri në apartament pas sulmit, pa se “gjithçka ishte e shkatërruar”.

Ndërkaq, në portin e Odesës në Detin e Zi, dronët shkaktuan disa zjarre dhe dëme në qendrën historike të qytetit, e cila është pjesë e trashëgimisë botërore të UNESCO-s.

Guvernatori i rajonit të Krasnodarit të Rusisë, Veniamin Kondratyev, tha se copëzat e dronëve të rrëzuar ukrainas vranë dy gra në Soçi.

Për shkak të sulmeve, operacionet në një aeroport lokal u pezulluan për katër orë, tha autoriteti rus i aviacionit.

Njëmbëdhjetë persona të tjerë u plagosën kur copëzat e dronëve ranë mbi një depo nafte, tha guvernatori Kondratyev.

Në fushëbetejë, luftimet kanë vazhduar në zona kyç në vijën e frontit, dhe në rajonin e Donjeckut janë zhvilluar betejat më të mëdha./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz