back to top
Wednesday, October 22, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditZjarri rrezikon Parkun Kombëtar të Llogarasë

Zjarri rrezikon Parkun Kombëtar të Llogarasë

Të ngjajshme

Dogana kap mallra të falsifikuara në Vermicë

Gjatë një kontrolli të zakonshëm në pikën kufitare të...

Gara në Mitrovicë të Jugut | Peci fiton më shumë vota me kusht se Tahiri

Ka përfunduar numërimi i dy vendvotime të votave me...

Bëhet shkrumb e hi një shtëpi në Bllagajë të Pejës

Një shtëpi është bërë shkrumb e hi mbrëmë në...

Sot pritet të rikthehen aktivitetet zgjedhore në Maqedoni të Veriut

Kandidatët e partive dhe koalicioneve tjera të cilët kanë...

U vetaksidentua me biçikletë, ndërron jetë një person në Prizren

Një mashkull, shtetas i Kosovës, ka ndërruar jetë pasi...

Vijon të jetë aktiv zjarri në malin e Shën Gjergjit në Dukat të Vlorës, duke rrezikuar Parkun Kombëtar të Llogarasë.

Për shkak të përhapjes së flakëve të zjarrit, është zgjeruar harta e sipërfaqes së shkrumbuar. Situata paraqitet e vështirë edhe për shkak të terrenit malor.

Dy helikopterë të emergjencave civile po ndihmojnë në shuarjen e flakëve, të cilat vijojnë të jenë aktive që prej 6 ditësh.

Në të gjithë vendin gjatë 24 orëve janë raportuar 34 vatra zjarri, por vetëm 8 prej tyre janë ende aktive dhe 3 në monitorim.

Sipas Agjencisë Kombëtare të Emergjencave Civile, situata më problematike është evidentuar në qarqet Shkodër, Lezhë, Dibër, Elbasan dhe Gjirokastër.

“Vijon të jetë aktive edhe vatra e zjarrit pranë Parkut Kombëtar të Lurës. Një tjetër vatër problematike është ajo në vendin e quajtur ‘Përroi i Zi’, ku pati një riaktivizim të fuqishëm të vatrës së zjarrit nga kufiri me Mirditën”, tha Eni Hotaj, AKMC.

Në operacionet për shuarjen e zjarreve janë angazhuar: 40 automjete zjarrfikëse, 776 forca operacionale nga strukturat vendore dhe qendrore.

Sipas IGJEO-s, sa i përket zjarreve, sot pritet nivel rreziku “I LARTË” në të gjitha qarqet./tvklan.al/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz