back to top
Saturday, October 25, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditOVL-UÇK i çon letër Haxhiut: Siguroni mjetet financiare për mbrojtjen e të...

OVL-UÇK i çon letër Haxhiut: Siguroni mjetet financiare për mbrojtjen e të burgosurve në Hagë

Të ngjajshme

Edi Rama i bindur se Shqipëria hyn në BE deri në vitin 2030

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, po merr pjesë në...

Balotazhi në 18 komuna, mbi 1 milion e 300 mijë qytetarë me të drejtë vote

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar Listën Votuese për...

Organizata e veteranëve të luftës së UÇK-së ka dërguar një letër drejt ministres në detyrë të Drejtësisë, Albulena Haxhiut, përmes të cilës, kërkon sigurimin e menjëhershëm të mjeteve të nevojshme financiare për mbrojtjen juridike të të burgosurve në Hagë.

Në këtë letër, kjo organizatë shpreh shqetësimin e thellë lidhur me mungesën e mbështetjes financiare institucionale për mbulimin e shpenzimeve të mbrojtjes juridike të të burgosurve në Dhomat e Specializuara në Hagë.

“Proceset që po zhvillohen në Hagë ndaj ish-pjesëtarëve të UÇK-së përfaqësojnë jo vetëm individët, por edhe historinë e drejtë të luftës sonë çlirimtare. Mbrojtja adekuate dhe profesionale e tyre është një domosdoshmëri themelore e drejtësisë dhe një detyrim moral e institucional i Republikës së Kosovës”, thuhet në letër, raporton Klankosova.tv.

Më poshtë mund ta shihni të plotë dhe kërkesat e tjera të organizatës së veteranëve të luftës së UÇK-së.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz