back to top
Wednesday, October 22, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditLimaj: S’ka ofertë për Duda Baljen, thjesht diskutime deputetësh!

Limaj: S’ka ofertë për Duda Baljen, thjesht diskutime deputetësh!

Të ngjajshme

Mot i vranët dhe me shi

Sot parashikohet të ketë mot të vranët dhe me...

Çfarë po ndodh mes Robertit dhe Xhulit? Shihen të kapur për dore (Foto)

Modelja Xhuliana Nura dhe këngëtari, Robert Berisha janë parë...

Shtëpia e Bardhë mohon raportimet se Trump mund t’ia zbusë dënimin Diddyt

Shtëpia e Bardhë ka hedhur poshtë raportimet e TMZ...

“24heures”: Grupi xhihadist në Zvicër dërgonte para në Kosovë për të korruptuar prokurorë

Gazeta 24heures.ch, e cila konsiderohet si kryesorja në Zvicrën...

Deputeti nga NISMA, Fatmir Limaj wshtw deklaruar lidhur me diskutimet që ka bërë me deputeten Duda Balje. Kjo e fundit, në një intevistë për Indeksonline, tha se ka marrë ofertë nga Fatmir Limaj, por se nuk do të lëvizë nga vendimi i saj. Ajo thekson se nuk ka besim te Albin Kurti, dhe se bashkëpunimi mes tyre është i pamundur.

Ndwrsa, Limaj në një prononcim tha se nuk ka pasur takim të veçantë, por vetëm diskutime të zakonshme siç bëjnë rëndom deputetë ndërmjet vete.

“Nuk është puna e imje me i ofru diçka. Takohemi çdo ditë, ashtu siç takohen e bisedojnë deputetët mes vete. Deputetja Balje i ka paraqitur arsyet e vet pse nuk do me votu dhe jemi në rregull”, ka thënë Limaj për Front Online.

Ndryshe, nesër pritet të mbahet seanca e 52-të e kuvendit, një seancë kyçe që plotëson afatin kushtetues prej 30 ditësh, siç është përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese. Në fokus të saj është zgjedhja e kryeparlamentarit, por gjithçka mbetet pezull për shkak të mungesës së votave.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz