back to top
Wednesday, October 22, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditShpejtim Bulliqi zyrtarizon kandidaturën për mandatin e dytë në Podujevë – përmend...

Shpejtim Bulliqi zyrtarizon kandidaturën për mandatin e dytë në Podujevë – përmend projektet milionëshe të realizuara

Të ngjajshme

Mot i vranët dhe me shi

Sot parashikohet të ketë mot të vranët dhe me...

Çfarë po ndodh mes Robertit dhe Xhulit? Shihen të kapur për dore (Foto)

Modelja Xhuliana Nura dhe këngëtari, Robert Berisha janë parë...

Shtëpia e Bardhë mohon raportimet se Trump mund t’ia zbusë dënimin Diddyt

Shtëpia e Bardhë ka hedhur poshtë raportimet e TMZ...

“24heures”: Grupi xhihadist në Zvicër dërgonte para në Kosovë për të korruptuar prokurorë

Gazeta 24heures.ch, e cila konsiderohet si kryesorja në Zvicrën...

Kryetari aktual i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka konfirmuar zyrtarisht kandidaturën e tij për një mandat të dytë në krye të komunës.

Ai tha se ka mbështetjen e Lëvizjes Vetëvendosje dhe beson se puna e bërë në këto pesë vite do të vlerësohet nga qytetarët.

“Sigurisht që po. Ne tashmë kemi shpallur kandidaturën publike tonë në mbështetje të subjektit tonë në qendër këtu në Podujevë dhe kryetares së Lëvizjes VV-së. Edhe unë jam faktikisht kandidat zyrtar për zgjedhjet e këtij viti. Duke marrë parasysh një varg punësh dhe aktivitetesh, ky mandat ka qenë më i gjatë se sa të tjerët, kemi pasur një periudhë kohore 1 e gjysmë vite dhe këto 5 vite kemi mundur të realizojmë shumë gjëra,” deklaroi Bulliqi.

Ai përmendi disa nga projektet kryesore që janë realizuar gjatë mandatit të tij:

“Mund të vlerësoj vetëm ato projekte milionëshe ose ato të cilat janë realizuar ose janë në fazë të realizimit. Po fillojmë me stacionin e autobusëve, që ka kushtuar 1.4 milionë euro dhe është realizuar në bashkëfinancim me zhvillimin rajonal. Është edhe urgjenca e Podujevës, që ka vlerë 1.9 milionë euro, si dhe shumë të tjera.”

Një nga sfidat më të mëdha që Bulliqi theksoi është furnizimi me ujë të pijshëm, sidomos gjatë stinës së verës:

“Njëra prej ankesave më të rëndësishme është furnizimi me ujë të pijshëm në Podujevë, sidomos verës, por që ne po mundohemi ta zgjidhim këtë,” u shpreh ai në Teve1.

Bulliqi tha se është i bindur që puna e bërë do të rezultojë me fitore edhe në zgjedhjet e ardhshme lokale.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz