back to top
Tuesday, October 28, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditInspektorati Sanitar mbyll përkohësisht pishinën e Gërmisë

Inspektorati Sanitar mbyll përkohësisht pishinën e Gërmisë

Të ngjajshme

Atentat me tritol në Shkodër, hidhet në erë një makinë e parkuar

Një shpërthim me lëndë plasëse është raportuar në qytetin...

Festë e veçantë për familjen e Taulant Xhakës

Futbollisti i njohur Taulant Xhaka ka ndarë një urim...

Ja kur mbahet ankandi i radhës i letrave me vlerë në shumën 20 milionë euro

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton se më...

Si u bë 14-vjeçari nga Kosova, hero në Gjermani

Një 14-vjeçar me rrënjë nga Kosova është bërë hero...

Inspektorati Sanitar i Ministrisë së Shëndetësisë ka njoftuar për mbylljen e përkohshme të pishinës së Gërmisë në Prishtinë, pas një raporti nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) që konstaton se uji i kësaj pishine nuk i plotësoi standardet e sigurisë dhe higjienës.

Siç raporton RTK-ja, vendimi është marrë për të mbrojtur shëndetin publik dhe për të parandaluar çdo rrezik të mundshëm për qytetarët që frekuentojnë këtë hapësirë rekreative.

IKSHPK-ja njoftoi mëngjesin e sotëm se, në bazë të analizave laboratorike të ujit të pishinës së Gërmisë, të marra më 19 korrik, parametrat mikrobiologjikë nuk plotësuan standardet.

Ndërkaq, IKSHPK-ja thotë mostra janë marrë edhe më 23 korrik, teksa thekson se rezultatet pritet të dalin gjatë të premtes (25 korrik).

“Ekspertët e Ekologjisë Humane nga IKShPK kanë marrë mostra për analizë laboratorike nga uji i kësaj pishine, të premten më 19 korrik 2025. Rezultatet e këtyre mostrave te lëshuara me 22 korrik 2025, treguan se parametrat mikrobiologjikë nuk plotësuan standardet për ujin e pishinës. Inspektorati Sanitar i Ministrisë së Shëndetësisë ka bërë vizitë në këtë pishinë, në të njëjtën ditë”.

“Më 23 korrik 2025, janë marrë mostra të përsëritura dhe rezultatet përfundimtare pritet të jenë të gatshme ditën e premte, me 25 korrik 2025”, ka thënë IKSHPK-ja.

Instituti tha se në momentin që rezultatet e reja do të jenë të disponueshme, qytetarët do të njoftohen përmes kanaleve zyrtare të komunikimit të IKSHPK-së.

IKSHPK tha se këto analiza janë bërë në kuadër të mandatit të tij për mbrojtjen e shëndetit publik, dhe bazuar në kontratën që ka me ndërmarrjen publike “Sport Marketing” SH.A, që bën menaxhimin e pishinës së Gërmisë në Prishtinë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz