back to top
Wednesday, October 22, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditAksident i rëndë në Gjirokastër, përplaset ambulanca – 6 të plagosur

Aksident i rëndë në Gjirokastër, përplaset ambulanca – 6 të plagosur

Të ngjajshme

Dogana ndalon dhjetëra raste kontrabande gjatë muajit tetor

Gjatë muajit tetor, Dogana e Kosovës ka njoftuar se...

Begaj e pret Ulutashin, i riafirmon mbështetjen e Shqipërisë për KFOR-in

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka pritur në takim...

Për herë të fundit u pa në gusht 2022, babai i Ervis Martinajt kërkon shpalljen e djalit të tij si i zhdukur!

Mustafa Martinaj, babai i Ervis Martinajt ka kërkuar shpalljen zyrtarisht si...

Rreth orës 09:30 të mëngjesit të sotëm, një aksident rrugor ka ndodhur pranë urës së Kardhiqit në Gjirokastër, ku një autoambulancë me drejtues shtetasin Gj. Sh. është përplasur me një automjet tjetër të drejtuar nga shtetasi D. K.

Si pasojë e përplasjes janë plagosur drejtuesi i ambulancës, pacienti që po transportohej, shoqëruesja dhe infermierja që ndodheshin në autoambulancë, si dhe drejtuesi dhe një pasagjere në automjetin tjetër, shkruan A2 CNN.

Pacienti, shtetasi I. M., ndodhet në gjendje më të rëndë shëndetësore, ndërsa të plagosurit e tjerë janë jashtë rrezikut për jetën dhe po marrin trajtim mjekësor.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz