back to top
Tuesday, October 21, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditSituata me zjarret në Kosovë, zjarrfikësit apelojnë për kujdes

Situata me zjarret në Kosovë, zjarrfikësit apelojnë për kujdes

Të ngjajshme

Kadrije Lika Troni e VV-së, figura më e votuar grua në Kaçanik!

Në zgjedhjet lokale të 12 tetorit, asambleistja Kadrije Lika...

Shtyhet sërish seanca për të akuzuarit në rastin “Banjska” – mungon dëshmitarja serbe

Seanca gjyqësore ndaj të akuzuarve për rastin “Banjska” është...

Kush e fitoi Golden Voucher tek Kastrati në lojën “MBUSHE 15, FITO 15”?

Gjatë ditës së djeshme, në pikën e KASTRATI në...

Endrick pritet të largohet nga Reali gjatë janarit

Sulmuesi i ri brazilian, Endrick pritet të largohet nga...

Edhe Kosova është ndër vendet që po përballen me vatra të shumta zjarri. Për këtë situatë alarmante kanë folur vetë zjarrfikësit, të cilët kanë një apel të qartë për qytetarët.

Komandanti i zjarrfikësve në Ferizaj, Zymri Krasniqi, tha se vetëm gjatë këtij muaji në këtë komunë janë regjistruar rreth 200 zjarre, prej të cilave 90 për qind kanë qenë në zona fushore dhe malore. Ai u bëri thirrje qytetarëve që të njoftojnë sa më shpejt zjarrfikësit në rast të përhapjes së zjarreve.

“Gjendja në Ferizaj është e qetë, kemi vatra diku, por kemi masat që të ruajmë jetën e njerëzve dhe gjërave të tjera. Për fat të mirë, kemi arritur t’i mobilizojmë. Apelet tona janë që qytetarët të kenë kujdes, dhe në momentin që vërejnë edhe një tym të vogël të raportojnë sa më shpejt në mënyrë që të mos ketë pasoja të mëdha”, tha Krasniqi.

Ndërkaq komandanti i dikurshëm i zjarrfikësve në Prishtinë, Latif Zeka tha se këto zjarre po shkaktohen në të shumtën e rasteve, nga pakujdesia e qytetarëve.

“Edhe përpara ka pasur zjarre fushore dhe malore, varet nga temperaturat. Këto zjarre nuk mund t’i quaj të qëllimshme por pakujdesi e qytetarëve. Tash mund të ndodhë edhe zjarre vetë të ndezura, sepse gjërat që krijohen në një temperaturë të lartë, ato bëjnë edhe zjarrin. Zjarre ka, sipas informatave që kam prej ish kolegëve dhe kolegëve, kanë mbërritur deri 1600 intervenime, fushore e malore, banesa intervenime të llojllojshme. Nxehtësi e madhe. Jemi të pakujdesshëm”, u shpreh Zeka. /KlanKosova

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz