back to top
Tuesday, October 21, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditUshtarë kroatë patrullojnë në Vërmicë, KFOR: Prania e tyre në terren, e...

Ushtarë kroatë patrullojnë në Vërmicë, KFOR: Prania e tyre në terren, e rëndësishme për ambient të sigurt dhe stabil

Të ngjajshme

Ndërpritet rryma në QKUK, shërbimet kryesore vazhdojnë pa ndërprerje

Qendra Klinike Universitare e Kosovës, ka njoftuar se sot,...

Një revolucion në futboll po zihet – ligji i Wenger mund të miratohet

Një revolucion në futboll po zihet – ligji i...

Jozi merr bakshish në koncert, veprimi bëhet viral

Pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri,...

Jose Mourinho i bën një homazh të bukur Sir Bobby Robsonit

Benfica e Jose Mourinhos do të zhvillojë ndeshjen e...

Ushtarët kroatë nga Komanda Rajonale Perëndim e KFOR-it planifikuan dhe realizuan patrullime në Vërmicë, në pjesën jugore të Zonës së Përgjegjësisë së kësaj komande, njoftoi misioni paqeruajtës i NATO-s.

“Patrullime të tilla realizohen për të mbështetur dhe garantuar sigurinë për të gjitha komunitetet. Prania e tyre në terren është e rëndësishme për ruajtjen e një ambienti të sigurt dhe stabil, ndërsa ndërveprimi i rregullt me popullatën lokale ndihmon në forcimin e besimit në KFOR dhe forcon rolin e tij të paanshëm në të gjithë rajonin”, thuhet në njoftimin e KFOR-it, që publikoi edhe një video në Facebook.

KFOR-i thekson si zakonisht se vazhdon ta zbatojë mandatin e tij për të kontribuar në një ambient të sigurt dhe të qetë për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe në lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. KFOR thekson gjithashtu se punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Europian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) në rolet e tyre përkatëse si përgjegjës për sigurinë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz